Avokati Goxhaj është goditur me plumb gome në gjoks gjatë protestës në Tiranë, në mes të tensioneve dhe përplasjeve mes policisë dhe protestuesve.
Përmes një reagimi, avokati ka akuzuar një efektiv policie se e ka qëlluar drejtpërdrejt në gjoks me armë shotgun.
“Mercenari i çufove më gjuajti me shotgun në shënjestër, mu në gjoks!”, është shprehur Goxhaj.
Denoncimi i tij vjen në një kohë kur protesta është shoqëruar me tensione dhe raportime për përdorim të forcës nga policia ndaj protestuesve.







