Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata Europiane rrëzon GJKKO dhe SPAK. Thoma Gëllçi, “krimineli” amerikan i arrestuar nga “heroina” e Encrochatit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gjykata Europiane rrëzon GJKKO dhe SPAK. Thoma Gëllçi, “krimineli” amerikan i arrestuar nga “heroina” e Encrochatit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, tashmë gjendet në SHBA dhe jeton i qetë si shtetas amerikan, por në Shqipëri ai vazhdon të mbetet lajm.

Në një prononcim të kryeministrit Rama në Grupin Parlamentar socialist, Gëllçi dhe avokati i tij u përmendën për një vendim të fundit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), që kishte nxjerrë të paligjshëm arrestimin e tij dhe zgjatjen e “arrestit me burg” të pajustifikuar.

Thoma Gëllçi u arrestua dhe akuzua nga SPAK në 2021 për “Shpërdorim detyre” bashkë me 3 ish-punonjës të RTSH për një tender të vitit 2018, për blerje pajisjesh televizive. Tenderi në shumën 87 milionë lekë të reja u fitua nga kompania “TBS 96”, ndërsa kompania “EURO KONTAKT” u skualifikua se nuk përmbushte kushtet. “EURO KONTAKT”, me pronar Gent Prizreni, e pakënaqur nga skualifikimi e kallëzoi në SPAK Thoma Gëllçin dhe tre ish-vartësit e tij për këtë “padrejtësi” që iu bë.

Gent Prizreni njihet si ish-bashkëshorti i Jonida Maliqit, por nuk është përmendur asnjëherë se ishte pikërisht ai, një nga denoncuesit e parë që vendosën në “sprovë” drejtësinë “speciale” të SPAK.

SPAK dhe GJKKO iu përgjigjën denoncuesit “VIP” dhe e arrestuan funksionarin e parë VIP, drejtorin e RTSH, në erën që i dha fund “pandëshkueshmërisë”. Thoma Gëllçit iu pre fleta e arrestimit nga prokurorja e “hekurt” Doloreza Musabelliu, në kohën kur drejtues i SPAK ishte Arben Kraja. Gëllçi u mbajt në burg për 8 muaj, nga e njëjta prokurore që përmendet në bisedat e komunikimet “SKY” për pazare me dosjet.

Arrestimi dhe mbajtja në burg e Thoma Gëllçit u trumbetua si një arritje e madhe e SPAK, por GJEDNJ me vendimin e fundit na tregon për të kundërtën. Mbajtja në burg e ish drejtorit të RTSH për hetime që filluan nga një kallëzues VIP ishte e padrejtë. Kërkesat e vazhdueshme për hetim në gjendje ‘jashtë qelisë’ u refuzuan nga prokurorja Doloreza Musabelliu dhe disa gjyqtarë të GJKKO, njëri prej tyre është Erjon Bani, me hotel dhe pallat në Sarandë.

 

Dosja “Gëllçi” pritet të ketë zhvillime shumë të forta në vijim, jo vetëm për masat e sigurisë që i hodhi poshtë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Të dhëna që pritet të konfirmohen me dokumente zyrtare hedhin dyshime për një manipulim të rëndë të bërë nga prokuroria me këtë çështje.

 

Vërtetimi i tyre do trondiste të gjithë godinën e SPAK dhe besimi popullor për ndershmërinë dhe profesionalizmin e tij do shembej që me çështjen e parë të bujshme, me arrestimin dhe mbajtjen në burg të të akuzuarit të pare “VIP”.

Tags: “heroina”“krimineli” amerikanEncrochatitGjkkoGjykata EuropianeIsh-drejtori i Radio Televizionit ShqiptarspakThoma Gëllçi
Previous Post

Celibashi nuk regjistron partinë e Bashës: Keni afat deri të hënën

Next Post

EKSKLUZIVE/ Sali Berisha drejt SHBA në fillim të Marsit

Next Post
EKSKLUZIVE/ Sali Berisha drejt SHBA në fillim të Marsit

EKSKLUZIVE/ Sali Berisha drejt SHBA në fillim të Marsit

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

September 4, 2026
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al