Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kundërshtonte vendimin për kontrollin e banesës së tij të kryer nga SPAK gjatë vitit 2024.
Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga gjyqtarët Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj, të cilët vendosën të lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 31 korrik 2025.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, agjentët e BKH-së, me urdhër të SPAK dhe me vendim të GJKKO-së, kryen kontrolle në banesën dhe zyrën e Arbër Veliajt, në kuadër të hetimeve të zhvilluara për vëllain e tij, Erion Veliajn.
Arbër Veliaj kishte paraqitur ankim kundër këtyre kontrolleve, por më 31 korrik të këtij viti Apeli i GJKKO-së e rrëzoi kërkesën e tij.








