Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

GJKKO zbardh vendimin për bllokimin e pasaportës së Ballukut

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
GJKKO zbardh vendimin për bllokimin e pasaportës së Ballukut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme zbardhi vendimin në të cilin argumenton se përse la në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë Shqipërisë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, një vendimmarrje që iu dorëzua gjatë ditës avokatëve dhe mbrojtësve, si dhe dy zyrtarëve të tjerë që janë nën arrest shtëpiak.

Sipas burimeve, gjyqtarja Miliana Muca arsyeton në verdiktin që e shpalli në datën 18 dhjetor se ekziston rreziku që zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Balluku, t’i shmanget drejtësisë, dhe kjo duke u bazuar te marzhi i dënimit që parashikon akuza e komunikuar funksionares. Duke u mbështetur në këtë shpjegim ligjor, që e lidh të pandehurën Balluku me veprën e shkeljes së barazisë në tendera, gjyqtarja konsideron se për këtë arsye funksionares duhet t’i mbahet e bllokuar pasaporta.

Me lënien në fuqi të vendimit të kolegut Erjon Cela, gjyqtarja e Apelit të Posaçëm shpjegon se për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres nuk mund të shprehet, për sa kohë çështja është nën shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Pezullimi i shqyrtimit gjyqësor të kësaj kërkese mbi pikën nëse mbetet apo jo në fuqi masa e pezullimit nga detyra zgjat deri në zgjidhjen me një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, e cila nga ana tjetër del në seancë plenare në 22 janar 2026.

Qartësisht, për Gjykatën e Apelit, mbi Belinda Ballukun masa e pezullimit nga detyra ka rënë, në respektim të një qëndrimi të mëparshëm të Kushtetueses që e ktheu në detyrë. Nga zbardhja e vendimit, mbrojtja e Belinda Ballukut, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit nisin përpjekjet për të depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, në pritje të një date për t’u mbledhur Këshilli i Mandateve, ku do të debatohet për imunitetin e deputetes Balluku, SPAK ka vijuar me një sërë kontrollesh të aprovuara nga gjyqtari i hetimit paraprak ndaj 54 subjekteve, shumica zyrtarë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe biznesmenë. Veprime këto që u kryen nga BKH, jo vetëm për të mbledhur prova, por edhe për t’i ruajtur ato, për sa kohë në Gjykatën Antikorrupsion prokurori i çështjes, Dritan Prenci, i tha gjyqtarit se ekziston rreziku i helmimit të provave dhe intimidimit të dëshmitarëve./TCH

 

Previous Post

“Skifterët” shqiptarë bëjnë namin në Milano, grabitje me vlerë 1 mln euro

Next Post

Vodhen kabllo bakri nga hekurudha, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Next Post
Vodhen kabllo bakri nga hekurudha, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Vodhen kabllo bakri nga hekurudha, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al