Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjithçka në konflikt interesi! Drejtori i OST Dibër kompani private për shërbime energjie. Hapi biznes një vit më parë dhe…

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Gjithçka në konflikt interesi! Drejtori i OST Dibër kompani private për shërbime energjie. Hapi biznes një vit më parë dhe…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike, është një nga institucionet më të rëndësishme sa i takon energjetikës në vend.

Nga ky institucion varet rrjeti i mbarëvajtjes së energjisë në të gjithë Republikën. Për pasojë është edhe një nga institucionet më të “kërkuara”, pasi lëvron jo pak tendera të mëdhenj, që përkthehen domosdoshmërisht në shifra të mëdha parash. Duke nisur që nga drejtori i Përgjithshëm i saj, Skerdi Drenova, që mesa duket e ka marrë “me tapi”, me po kaq fanatizëm e ruajnë “drejtorllëkun” edhe përfaqësuesit e OST nëpër qarqe. Ata që rezistojnë më shumë, janë të preferuarit e shefave të mëdhenj.

Mirëpo, siç historia ka treguar se karrigia e pushtetit të deh, duke i bërë këta të fundit të kalojnë në delir, duke e menduar veten të paprekshëm, nisin e bëjnë edhe gabime. Mesa duket nuk e mendojnë se syrit të Replikë nuk i shpëton asgjë.

Një nga drejtuesit e një prej qarqeve më të mëdhenj të veriut, Dibrës, që përfshin Laçin, Milotin, Burrelin, Klosin, Krujën, Mirditën e Peshkopinë e Bulqizën, Spartak Palamani, si të mos mjaftohej me 7-vjeçarin e drejtimit të OST në këtë qark kaq të madh, së fundmi ka hapur edhe një kompani në emër të tij.
Me një kërkim të thjeshtë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), rezulton se në datë 9 mars 2023, Spartak Palamani, ka themeluar kompaninë “Electro Power Solution”, me objekt aktiviteti“

“projektim, ndërtim, mirëmbajtje dhe konsulencë të linjave të TU, TL dhe TM. Projektim, ndërtim dhe mirëmbajtje të nënstacioneve. etj”

Pra me pak fjalë një objekt aktiviteti që lidhet drejtpërdrejt me punën e tij si drejtor i OST në këtë qark. Raportohet nga burime të besueshme se Spartak Palamani, përgjatë orarit zyrtar të punës, duke shfrytëzuar postin e tij si drejtues, t’i “përdorë” vartësit e tij për të kryer punë private, të fituara nga kompania e tij apo njerëzve të tij të afërt. Një shkelje e hapur e ligjit.

A e kanë vënë re institucionet e monitorimit këtë kompani në emër të drejtorit të OST në Dibër apo duke qenë “i preferuari i shefit” i ka shpëtuar syrit dhe ndëshkimit?

A janë kryer siç duhet punimet në operatorin e sistemit të transmetimit në këto qarqe, apo shumica prej tyre janë tenderuar për t’u bërë me nënkontraktorë? Shumica e të cilëve edhe pse tenderohen, punimet bëhen me punonjësit e OST, edhe pse kontratat janë me çelësa në dorë.

Kujtojmë se shkeljet e operatorit të sistemit të shpërndarjes janë jo pak të vogla sa i takon tenderimeve. Një nga rastet më flagrante ishin punonjësit e saj që humbën jetën në Roskovec, duke kryer një punë private për llogari të kompanisë 4AM, në një kohë kur ishin brenda orarit zyrtar të punës së tyre në shtet.
Megjithëse kompania e nënkontraktuar për të kryer punimet kishte një kontratë me çelësa në dorë.

Mesa duket që të “plasë bomba”, duhet që Spartak Palamani t’i japë ndonjë tender shtetëror vetes./Replika.al/

Previous Post

Zbulohet skema tjetër 5D në Bashkinë e Tiranës, Erinda Fino në telashe, SPAK i sekuestroi celularin, në sitë dhe tenderët me ROGAT Security

Next Post

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8, pritet më e keqja

Next Post
Tërmeti godet shtetin ballkanik, alarmohen banorët

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8, pritet më e keqja

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bordi vendos/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina këto ditë

Bordi vendos/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina këto ditë

November 4, 2026
Demokratët, fitore e dyfishtë në SHBA

Demokratët, fitore e dyfishtë në SHBA

November 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al