Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gentian Sula nxori me çanta 25 milionë euro jashtë Shqipërisë, përdori 2 zyrtarë të shtetit, oligarku lavatriçe e parave të çiftit Meta-Kryemadhi

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gentian Sula nxori me çanta 25 milionë euro jashtë Shqipërisë, përdori 2 zyrtarë të shtetit, oligarku lavatriçe e parave të çiftit Meta-Kryemadhi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SHISH dhe Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, ia referuan për ndjekje penale Prokurisë së Tiranës, me prova, se vlera 25 milionë Euro është nxjerrë jashtë Shqipërisë dhe është përdorur për fajde te biznese shqiptare, por për këtë informacion nuk nisën hetime…

Përveç rolit si “lavatriçe” i miliardave të Ilir Metës në ndërtime vilash, pallatesh, kullash e resortesh, nëpërmjet kompanisë “Agi Kons Shpk” me Monika e Fatime Kryemadhin, oligarku Gentian Astrit Sula (Sulo) ka përdorur dhe disa kompani të tjera të tij, për të fshehur bilancet dhe transferuar miliona Euro në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Greqi.

Një prej këtyre kompanive është “Albdesing Sh.p.k” me objekt shtypshkrime, reklama, media, administrim të pasurive, import- eksport ushqimesh etj., të transferuar te i vëllai Elvis Sula, me të cilin, oligarku Gentian Sula, bëri dhe një transaksion të shitjes fiktive të kompanisë “Agi Kons Sh.p.k”, por e mori përsëri në pronësi.

Në dokumentet zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit që disponon “Pamfleti”, thuhet se me vendim të pronarit të vetëm Gentian Sula më 29 dhjetor 2016, u autorizua shtetasi Erion Tafaj, të mbyllte llogarinë e kompanisë “Albdesing Sh.p.k” me Nr. AL41902112090201230011736922  në “Alpha Bank” ku edhe Rezart Taçi trasferonte  milionat e mafies italiane.

Në pikën 2 të vendimit, Erion Tafaj, i deklaruar “Person i besuar”, u autorizua të tërhiqte Cash (dorazi) gjithë sasinë e depozitës së kompanisë “Albdesing Sh.p.k”, që sipas raportit të SHISH Nr..1334/2-Z, ishte në vlerën 25 milionë Euro, depozituar pa burim të ardhurash.

Sipas ligjit, kjo vlerë financiare duhej transferuar në një bankë tjetër ku ka llogaritë Gentian Sula, por ajo u tërhoq dorazi e nuk është depozituar në asnjë bankë tjetër, megjithëse ishte mbi vlerën 20 mijë Euro.

Këtë rast, SHISH dhe Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, ia referuan për ndjekje penale Prokurisë së Tiranës, me prova, se vlera 25 milionë Euro është nxjerrë jashtë Shqipërisë dhe është përdorur për dhënie me fajde te biznese shqiptare, por nuk nisën hetime. Sipas të dhënave zyrtare, Erion Tafaj, i autorizuari për mbylljen e llogarisë në “Alpha Bank” dhe tërheqësi i thasëve me 25 milionë Euro të Gentian Sulës, prej muajit qershor 2020 është Drejtor Ekonomik, i Burimeve Njerëzore e Shërbimeve Mbështetëse në Gjykatën Kushtetuese, emëruar me ndërhyrje të Ilir Metës e lobim financiar të Gentian Sulajt.

Ky tipi, i deklaruar “Person i besuar” nga Gentian Sula, si mik i afërt i gruas së tij Gentiana Sula shefe e dosjve të ish-spiunëve, u emërua administrator i kompanisë “Albdesing Sh.p.k” në datën 3 maj 2016, në vend të Elvis Sulajt, vëllait të Gentianit.

Ndërsa në datën 7 korrik 2017, vetëm 6 muaj pasi mbylli llogarinë bankare dhe tërhoqi milionat me thasë, Gentian Sula e largoi nga posti administrator, megjithëse e kishte mandatin deri në datën 3 maj 2021.

Por në lojën për të fshehur aktivitetin, për të transferuar kapitalet, për bilancet false dhe pezullim- hapjen e aktivitetit të kompanisë “lavatriçe” Albdesing Sh.p.k, oligarku Gentian Sula, ka përdorur dhe një zyrtar tjetër shteti të deklaruar “Person i besuar”.

Ky është Enel Çinije, me detyrë Drejtor i Përzgjedhjes, firmosjes dhe kontrollit të kontratave për fondet bujqësore IPARD të BE e qeverisë në AZHBR, me të cilin, çifti oligarkik mafioz Gentian e Gentiana Sula, ka bërë shumë zullume. Kaq për sot!/Pamfleti

Previous Post

Motrat Vokshi lidhje me kulla parash kokaine, zhvatjen e naftës, pastrim parash dhe korrupsion. Albana nuk deklaron pasurinë e burrit

Next Post

Tuci e njeh mjaft mirë Çekinë: E ëndërroj golin me kombëtaren, por rëndësi ka fitorja

Next Post
Tuci e njeh mjaft mirë Çekinë: E ëndërroj golin me kombëtaren, por rëndësi ka fitorja

Tuci e njeh mjaft mirë Çekinë: E ëndërroj golin me kombëtaren, por rëndësi ka fitorja

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kallëzim i ri për skandalin në Postën e Durrësit: Të hetohet pasuria e ish-shefes së Financave, ka pastruar para

Kallëzim i ri për skandalin në Postën e Durrësit: Të hetohet pasuria e ish-shefes së Financave, ka pastruar para

July 21, 2026
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt

Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al