Friday, October 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazetarë nën dhunën e uniformës policore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Gazetarë nën dhunën e uniformës policore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 13 tetori, kur protestat e nisura në fund të majit në Shqipëri u përshkallëzuan në revoltë, dhjetëra incidente ndaj punonjësve të medias janë regjistruar në kryeqytet. Ajo që duhej të ishte një pasqyrim i paanshëm i ngjarjeve nga terreni, për shumë gazetarë u kthye në një përballje të drejtpërdrejtë me dhunën, shoqërimet arbitrare dhe sekuestrimin e mjeteve të punës nga ana e Policisë së Shtetit.

Dëshmia nga terreni: Shoqërime, dhunë dhe sekuestrim telefonash

Paradoksalisht, teksa duhej të transmetonte dhe të dokumentonte ngjarjet në terren, gazetarja e Citizens.al, Vjolanda Peca, u kthye vetë në subjekt të veprimeve policore. E pyetur për arsyen e shoqërimit, ajo konfirmon se thjesht po kryente detyrën e saj profesionale.

“Herën e parë që u shoqërova nuk kisha badge, pasi m’u këput, por kisha të gjitha mjetet e punës. Duke qenë se po mbërrinte kryeministri dhe duhej të ‘pastrohej’ zona, më kërkuan të largohesha. U thashë se jam gazetare dhe po bëj detyrën, por më thanë ‘s’na intereson’ dhe më shoqëruan”, rrëfen Peca.

Në komisariat, ajo u mbajt për rreth dy orë dhe u lirua vetëm pasi efektivët i kërkuan ndjesë. Mirëpo, incidenti i dytë ishte edhe më i rëndë:

“Më kapën nga krahët me forcë, madje tentuan të më thyenin edhe kamerën, e më futën në makinë. Më mbajtën në komisariat për rreth katër orë dhe më sekuestruan telefonin, të cilin ma kthyen vetëm pas tri javësh.”

Gazetarja shton se nuk është informuar kurrë nëse telefoni i saj është hapur apo kontrolluar gjatë kohës që ndodhej në polici: “Në të dyja rastet, unë po ushtroja detyrën time si gazetare dhe po dokumentoja zhvillimet në terren.”

Rasti i Pecës nuk është i izoluar. Bilanci i incidenteve ndaj punonjësve të medias përfshin një seri ngjarjesh të përsëritura ditë pas dite:

13 tetor: Gazetari Anesti Bajramemaj dhe operatori Heri Simota (A2 CNN) raportuan dhunë nga efektivët e policisë. Gazetarja Fatime Halmusaj u dëmtua në këmbë nga një mjet tymues. Kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, u dhunua pranë Bankës së Shqipërisë teksa filmonte ndërhyrjen e policisë ndaj një studenti dhe përfundoi në QSUT për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, gazetari i Top News, Xhoi Malësia, denoncoi se një efektiv i FNSH-së i drejtoi një granatahedhës për bombola lotsjellëse.

14 tetor: Gazetares Alice Taylor (Euronews Albania) iu mor telefoni nga një efektiv ndërsa fotografonte protestën. Gazetarja Enkelejda Mema dhe gazetari Bekim Bici raportuan pengim të filmimit, ndërsa operatori Elvin Kamberi (News24) u lëndua nga shpërthimi i një granate zhurmuese pranë ekipeve mediatike.

15 tetor: Gazetarja Jonida Mukja (Piranjat) u pengua gjatë raportimit. Operatori Albi Muçollari u mor me forcë nga policia teksa dokumentonte ndërhyrjet ndaj protestuesve, mes të cilëve raportohej se kishte edhe të mitur. Fotoreporteri Felix Bilani denoncoi pengimin e punës nga persona me veshje civile.

16–17 tetor: U raportua pengimi i gazetarit Elkier Bushkolaj pranë Piramidës, si dhe bllokimi i disa gazetarëve nga persona të maskuar dhe të paidentifikuar, teksa kërkonin një prononcim nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.

Ndërkohë, incidentet nuk kanë ardhur vetëm nga policia. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dokumentoi edhe sulme nga ana e protestuesve ndaj gazetares Doriana Bezat dhe ekipit të Report TV.

AGSH: “Mbi 42 incidente të dokumentuara”

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Isa Myzyraj, paraqet një bilanc të situatës:

“Që prej nisjes së protestave më 13 tetor, AGSH ka dokumentuar mbi 42 incidente ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, 34 prej të cilave lidhen me veprimet e Policisë së Shtetit dhe 3 me protestuesit. Këto shifra pasqyrojnë rastet e verifikuara deri më 21 tetor, ndërsa procesi i dokumentimit vazhdon.”

Sipas Myzyrajt, shqetësimi kryesor mbetet agresiviteti i formave të përdorura:

“Kemi dokumentuar gazetarë të goditur me shkopinj gome, të lënduar nga plumba gome apo mjete të tjera, si dhe kërcënime të drejtpërdrejta. Përmendim rastin e një gazetareje të Top Channel, së cilës një efektiv i është drejtuar me kërcënimin se ‘do ta verbonte’ po të vazhdonte filmimin.”

I pyetur se sa nga këto raste kanë përfunduar në institucionet hetimore, Myzyraj sqaron se verifikimi formal i referimeve është ende në proces.

Shkelja e të drejtave dhe goditja e llogaridhënies

Blerjana Bino, nga Qendra për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SciDev), nënvizon se pengimi i gazetarëve gjatë dokumentimit të ndërhyrjeve policore cenon drejtpërdrejt të drejtën e publikut për t’u informuar:

“Gazetari në protestë nuk është pjesëmarrës dhe as palë në konflikt. Ai është aty për të informuar publikun dhe ligji e mbron pikërisht për këtë funksion. Kjo mbrojtje buron nga Kushtetuta, GJEDNJ dhe standardet ndërkombëtare. Nuk ka nevojë për kartë shtypi apo akreditim që gazetari të gëzojë mbrojtje; statusi përcaktohet nga funksioni që ai kryen.”

Lidhur me sekuestrimin e telefonave dhe pengimin e kamerave, Bino nënvizon se filmimi i punonjësve të policisë në hapësira publike është plotësisht i ligjshëm:

“Pasoja e parë e kësaj qasjeje është humbja e llogaridhënies. Kamera e gazetarit është shpesh i vetmi mekanizëm i pavarur që dokumenton mënyrën se si shteti përdor forcën. Kur ajo fiket apo pengohet, publikut i mbetet vetëm versioni zyrtar. Pasoja tjetër direkte është nxitja e vetëcensurës dhe hezitimi i redaksive për të dërguar ekipe në terren.”

Përgjegjësia individuale dhe ajo e zinxhirit komandues

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa e zhvendos vëmendjen te menaxhimi operacional dhe përgjegjësia drejtuese:

“Policia ka detyrimin të ruajë rendin publik, por ky detyrim nuk e vendos atë mbi ligjin. Në çdo rast të dyshuar të përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të shqyrtohet veprimi individual, urdhrat e dhënë, zinxhiri i komandimit, planifikimi operacional dhe reagimi i drejtuesve pasi janë vënë në dijeni të incidenteve.”

Softa propozon që në të ardhmen të zhvillohen trajnime të përbashkëta polici–media, të krijohen kanale të drejtpërdrejta komunikimi në terren dhe të kryhen hetime transparente për çdo denoncim. Megjithatë, përshkallëzimi i ngjarjeve ngre dyshime se sjellja e uniformave blu nuk buron nga mungesa e trajnimit, por nga vetë qasja institucionale ndaj medias.

Më 16 tetor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) njoftoi se kishte administruar pamje filmike për të verifikuar veprimet e efektivëve. Më 21 tetor, Prokuroria e Tiranës nisi verifikimet në Spitalin e Traumës. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit njoftoi pezullimin e pesë punonjësve (katër efektivë dhe shefit të Rendit në Komisariatin Nr. 1) pas publikimit të pamjeve të shoqërimit të një 19-vjeçari të dëmtuar.

Megjithatë, asnjë nga këto masa apo procedime nuk është identifikuar publikisht si veprim i ndërmarrë posaçërisht për goditjen dhe pengimin e gazetarëve.

Mungesa e llogaridhënies parlamentare

Për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kjo situatë tregon një mungesë të theksuar profesionalizmi:

“Kjo është dëshmi e trishtë që Policia e Shtetit është tërësisht e papërgatitur dhe joprofesionale për t’u përballur me këto situata. Gjithsesi, duhet bërë dallimi sepse ka plot efektivë të ndershëm që nuk shkelin ligjin.”

Tabaku bën me dije se anëtarë të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Median kanë firmosur një kërkesë për seancë dëgjimore me ministrin përgjegjës:

“Në ditën e parë që do të rihapet Kuvendi, kërkesa do të jetë mbi tavolinë dhe kësaj llogaridhënieje nuk mund t’i shmanget kërkush.”

Ndërkohë që jeta normale në kryeqytet dhe puna e institucioneve kyçe duket se janë ndalur, Policia e Shtetit mbetet aktori kryesor në terren, por veprimet e saj janë nën hijen e dyshimeve serioze për ligjshmërinë e tyre.

Kur gazetarët vihen në shënjestër, dhunohen dhe pengohen teksa ushtrojnë detyrën në sy të publikut, pyetja që mbetet ende pa përgjigje është: Pse po vepron Policia e Shtetit jashtë kornizës ligjore?/ Denada Jushi, acqj.al

Previous Post

27-vjeçarja me probleme mendore dyshohet se shfrytëzohet s*ksualisht, të moshuarit i premtojnë para

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gazetarë nën dhunën e uniformës policore

Gazetarë nën dhunën e uniformës policore

October 23, 2026
27-vjeçarja me probleme mendore dyshohet se shfrytëzohet s*ksualisht, të moshuarit i premtojnë para

27-vjeçarja me probleme mendore dyshohet se shfrytëzohet s*ksualisht, të moshuarit i premtojnë para

October 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al