GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Burim Ferizajn dhe Përparim Kalbajn, të cilët futën miliona euro në Shqipëri nga Zvicra përmes sistemit “Haëala”.
Në kuadër të hetimit të SPAK, në Zvicër u arrestua edhe Ervis Ferizaj. Për kalimin e parave përmes Haëala, e cila nuk lë gjurmë por ka si taksë masën 6% të vlerës, janë përdorur zyra të këmbimit valutor dhe agjenci turistike.
Paratë e pista të futura në Shqipëri kanë si burim veprimtari kriminale, trafik drogë në Zvicër.








