Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Furrat e bukës pa furrxhinj, Shoqata e Prodhuesve letër Ibrahimajt: Subvenciononi fuqinë punëtore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Furrat e bukës pa furrxhinj, Shoqata e Prodhuesve letër Ibrahimajt: Subvenciononi fuqinë punëtore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave në një konferencë për shtyp ka ngritur shqetësimin e mungesës së punëtorëve.

Prodhuesit e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave lajmëruan se për mungesën e punonjësve veçanërisht për profesionet furrxhi dhe pastiçier, i janë drejtuar edhe me një letër ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj.

Sipas tyre mungesa e fuqisë punëtore është ndikuar nga rënia e nxënësve në shkollat profesionale, veçanërisht për degën teknologji ushqimore. Problem sipas Shoqatës është edhe mungesa e interesimit të të rinjve për të punuar dhe mësuar zanatin e bukëbërësit.

Letra e Kryesia e Shoqatës të Prodhuesve të Bukës Pastiçerisë dhe Brumërave

Drejtuar:

Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Lënda: Informim për mungesën e fuqisë punëtore për prodhimin e bukës

Prej kohësh Kryesia e Shoqatës dhe Administratorët e furrave të bukës janë të shqetësuar nga mungesa e fuqisë punëtore veçanërisht të specialistëve të bukës që tashmë është kthyer në një situatë alarmante. Pra për furrat e bukës nuk ka bukëbërës (Furrxhi).

Prej disa vitesh kontigjentet e nxënësve në Shkollat Profesionale në degën e “Teknologjisë Ushqimore” dhe posaçërisht bukë bërjes janë ulur nga viti në vit, kështu tek një shkollë e njohur Teknologjike për vitin 2018-2019 ka pasur 322 nxënës, ndërsa për këtë vit shkollor janë 86 nxënës në total për 4 vitet në “Teknologjinë Ushqimore”, ndërsa për grupin Bukë – Pastiçeri pothuaj nuk ka fare.

Po kështu nuk ka pothuajse asnjë interesim për të punuar në furrat e bukës, për të mësuar zanatin e bukëbërësit. Kjo mungesë është një goditje e rëndë për mënyrën artizanale të prodhimit të bukës tek ne, që bazohet tek puna e dorës së specialistëve.

Populli jonë ka një traditë të lashtë në trajtimin dhe përpunimin e drithërave si ushqim bazë i tij, këtë e tregojnë gjetjet arkeologjike ku si pas zonave është mbjellë dhe është përdorur si ushqim gruri, misri, thekra, elbi, tërshëra etj.

E veçanta në këtë histori është tradita e bërjes së bukës së Qiqrës në zonën Korçë – Pogradec – Mokër, që nga të gjitha të dhënat bëhet vetëm në Shqipëri.

Prodhuesit e Bukës në gjithë përvojën e kësaj periudhe, po përpiqen të ruajnë si një gjë të shenjtë, traditën e bërjes të bukës artizanale duke u mbështetur në kërkesën e popullit tonë, për bukë të freskët me aromë dhe shije, si ushqimin kryesor të tavolinës shqiptare.

Kjo veprimtari vjen edhe si një kërkesë nga Organizatat Ndërkombëtare të Bukës, për ta ruajtur këtë traditë, pasi jemi vendi i vetëm në Evropë me bukë artizanale.

Prodhuesit e bukës po përpiqen të krijojnë mundësi punësimi nëpërmjet: Ofrimit të ambienteve dhe kushteve shumë të mira pune, teknologji të përparuara e bashkëkohore, paga shumë të larta, për tu aftësuar në zanatin e Bukëbërësit, që do të jetë vazhdimisht i kërkuar.

Ne kërkojmë nga Institucionet përkatëse dhe Qeveria, vëmendje maksimale ndaj të gjitha hallkave që kanë të bëjnë me specialitetin e bërjes së bukës.

▪ Kërkojmë trajtimin e “Bukëbërësit” – si Zanat në zhdukje. Kjo nuk është thjeshtë mbrojtja e një kategorie punonjësish por mbart në vetvete një Aset Kombëtar.

▪ Ne kërkojmë masa konkrete për të tërhequr kontigjente të rinjsh të interesuar për këtë zanat, duke siguruar bursa studimi, mundësi akomodimi si dhe lehtësi të tjera.

▪ Kërkojmë të subvencionohet kategoria e specialitetit “Bukëbërës” (Furrxhi), me pagesa specifike për të lehtësuar pagat e larta që kërkohet në kushtet e mungesës të fuqisë punëtore./Monitor.al

Previous Post

Kushtetuesja rrëzon ndryshimet e Kuvendit për komisionet parlamentare

Next Post

Kërkoi ‘pezullimin’ e ministres ‘Diella’, Gjykata Administrative rrëzon Anila Bishën

Next Post
Kërkoi ‘pezullimin’ e ministres ‘Diella’, Gjykata Administrative rrëzon Anila Bishën

Kërkoi ‘pezullimin’ e ministres ‘Diella’, Gjykata Administrative rrëzon Anila Bishën

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al