Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fundi i formulës “arrest në burg”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Fundi i formulës “arrest në burg”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

‘Arrest në burg’ është e vetmja masë e përshtatshme” ka qenë një ndër arsyetimet më të shpeshta që ka përdorur prokuroria gjatë kërkesave për caktimin e masave të sigurimit, duke u mbështetur në prova dhe rrethana të konsideruara objektive.

Por këtij arsyetimi i erdhi fundi më 4 maj 2026, kur Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë morën një vendim që pritet t’ua vështirësojë praktikën prokurorëve, pasi tashmë kërkohet paraqitja e argumenteve konkrete për rrezikun që paraqet i pandehuri dhe përse masat e tjera më të lehta nuk janë të mjaftueshme.

Ky ndryshim erdhi pas rekursit të prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për shtetasin Begtash Zeneli, i dyshuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, pas sekuestrimit të rreth 7.35 kg cannabis në Lezhë. Ndërsa shkalla e parë kishte caktuar “arrest në burg”, Apeli e zbuti masën në “arrest në shtëpi”.

Prokuroria e kundërshtoi këtë vendim, duke pretenduar se gjykata nuk ka vlerësuar si duhet rrezikshmërinë e veprës dhe se, për shkak të natyrës së saj dhe sasisë së drogës, duhej caktuar vetëm “arrest në burg”. Ky rekurs u mbështet në një praktikë që ka orientuar standardet për masat e sigurimit për afro 15 vite.

Ky ishte një sinjalizim për Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të shqyrtuar kriteret e neneve 228 e 229 të Kodit të Procedurës Penale dhe standardin e vendimit unifikues nr. 7/2011, pasi sipas kryetarit të kësaj gjykate kuadri ligjor dhe standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut kanë evoluar.

Për një periudhë të gjatë, ky standard kishte lejuar që gjykatat të mjaftoheshin me arsyetimin e përshtatshmërisë së masës së zgjedhur, pa qenë e detyrueshme një analizë e detajuar e masave alternative dhe pa një kërkesë të fortë për individualizim të plotë të rrezikut.

Me kalimin e kohës, praktika gjyqësore dhe ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale e kishin bërë gjithnjë e më të qartë nevojën për një standard më të rreptë arsyetimi. Gjykatat ishin përballur me kërkesën që kufizimi i lirisë personale të mos mbështetej në formulime të përgjithshme apo në natyrën abstrakte të veprës penale, por në rrethana konkrete dhe të verifikueshme të çdo rasti.

Në vendimmarrjen e tyre, Kolegjet e Bashkuara çmuan se nisma për ndryshimin e praktikës kishte vënë në lëvizje mekanizmin ligjor për rishikimin e standardeve të mëparshme, me qëllim përshtatjen e tyre me kuadrin aktual ligjor dhe konventor. Ato theksuan se nuk ishte fjala për të rrëzuar plotësisht vendimin unifikues nr. 7/2011, por për ta saktësuar dhe zhvilluar më tej në ato pjesë ku zbatimi praktik kishte krijuar paqartësi dhe interpretime të ndryshme.

Vendimmarja e vonuar në një sistem që lëngon

Dorian Matlija, drejtor i Qendrës ResPublica

Në Shqipëri, paraburgimi si masa më e rëndë, ka qenë prej vitesh një nga pikat më të ndjeshme të drejtësisë penale por njëkohësisht edhe më e përdorura.

Kolegjet gjatë diskutimeve vlerësuan se qasja e mëparshme, sipas së cilës gjykata nuk kishte detyrim të analizonte realisht alternativat ndaj “arrestit në burg” dhe mjaftohej me arsyetimin e përshtatshmërisë së tij, nuk ishte më në përputhje të plotë me nenet e Kodit të Procedurës Penale dhe me standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Tashmë, barra e justifikimit të nevojës për “arrest në burg” i takon prokurorisë, e cila duhet të paraqisë argumente konkrete për rrezikun dhe papërshtatshmërinë e masave më të lehta, ndërsa gjykata ka si detyrimin të verifikojë dhe t’i arsyetojë ato në mënyrë të plotë. Kësisoj, u hodh poshtë qasja sipas së cilës i pandehuri duhej të sillte “prova pozitive” për të kundërshtuar masën e rëndë.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë e zhvesh çështjen nga përfundimet e mëparshme dhe e rikthen atë në pikën ku duhej të ishte gjithmonë, ku barra bie mbi SPAK për të na treguar pse një shtetas i pafajshëm nuk e meritonte këtë pafajësi që ditën e parë.” – shkruan në rrjetin e tij social Facebook avokati dhe drejtuesi i Qendrës ResPublica Dorian Matlija.

Nuk ishte e largët dita kur Kujtim Cakrani, avokati i ish presidentit të Republikes së Shqipërisë Ilir Meta ta përdorte këtë ndryshim në sallen e gjyqit më 22 maj.

“Gjykata e lartë në kolegjet e bashkuara ka cilësuar pikërisht këtë moment. Është organi procedurës i cili duhet të na thotë pse duhet të mbahet i pandehuri në paraburgim.” – u shpreh gjatë seancës mbrojtja e Ilir Metës.

Përdorimi i kësaj praktike unifikuese vetëm disa ditë pas dhënies së vendimit u përdor nga mbrojtësit e politikanëve që kanë ushtruar funksione shumë të larta drejtuese, duke ngritur dyshime për marrjen e këtij vendimi pkërisht në këtë kohë. Kjo nismë, sipas konstitucionalistit Jordan Daci është shumë e mirë, por është tepër e vonuar.

“Është nismë shumë e mirëseardhur, madje e vonuar për shkak se vendimi që i referohet Gjykata e Lartë, që kur u bë, nuk u bë sipas Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut. Ishte vendim që është përgjegjës për situatën alarmante që kemi mbipopullimit në paraburgim.” u shpreh konstitucionalisti Jordan Daci.

Burgjet e mbipopulluara në Shqipëri?!

Debati mbi përdorimin e masës së “arrestit në burg” dhe numrin e personave në paraburgim merr një dimension më të gjerë kur shihet përmes të dhënave zyrtare të SPAK dhe Ministrisë së Drejtësisë, të cilat tregojnë një tendencë në ndryshim në sistemin penal shqiptar.

Sipas të dhënave të SPAK, numri i të paraburgosurve që lidhen me hetimet e këtij institucioni përbën rreth 12% të totalit të paraburgosurve në vend, ndërsa të dënuarit që vijnë nga hetimet e SPAK përbëjnë rreth 11% të totalit.

Gjithashtu, vihet re edhe një ulje e ndjeshme e përdorimit të masës “arrest me burg”, e cila për vitin 2024 është regjistruar në 236 raste, ndërsa në vitin 2025 ka rënë në 110 raste. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 53.4%, duke treguar një zhvendosje graduale drejt masave alternative të sigurimit.

Për veprat e korrupsionit, masa e “arrestit në burg” zë vetëm rreth 3.45% të rasteve në vitin 2025, nga rreth 5% në vitin 2024. Ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë përbën 21.4% të personave nën hetim, nga rreth 31% një vit më parë.

Këto shifra tregojnë dhe pasqyrojnë një përdorim më të kufizuar të paraburgimit si masë sigurie, në favor të alternativave më pak kufizuese dhe më të lehta për të pandehurin.

Edhe raporti i Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2024, i publikuar në 2025, jep një panoramë të sistemit penitenciar, ku rezulton se në 21 institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, nga ku 8 janë paraburgime, 10 burgje, 2 institucione shëndetësore dhe 1 institucion për të mitur, gjatë vitit 2024 janë trajtuar mesatarisht 4741 të burgosur, prej të cilëve 2941 janë paraburgosur dhe 1800 të dënuar.

Kjo tregon se pjesa më e madhe e popullsisë në sistemin e burgjeve përbëhet ende nga persona në pritje të një vendimi përfundimtar.

“Është koha e duhur madje me vonesë hapja e këtij diskutimi. Sistemi ynë i drejtësisë penale është në situatë alarmante. Njerëzit që gjykohen janë kthyer në statistika, dhe jo në jetë njerëzit që përballen me sistemin. Kjo dhe falë presionit masiv publik ndaj sistemit gjyqësor për të kërkuar rezultat dhe kur nuk duhet.” – tha konstitucionalisti Daci.

Teksa institucionet raportojnë një përdorim më të kufizuar të kësaj mase nga SPAK dhe zhvendosje drejt alternativave më të lehta, sistemi i burgjeve vijon të mbajë një numër të konsiderueshëm personash në paraburgim, duke ngritur dyshime mbi efektivitetin e masave alternative. Diskutimi mbi standardin e “arrestit në burg” lidhet drejtpërdrejt me balancën mes sigurisë publike dhe respektimit të lirisë personale.

Nga ana tjetër, ishte Avokati i Popullit që doli me një raport të vitit 2025, ku për pesë burgje, konkretisht IEVP Burrel, IEVP Kosovë Lushnjë, IEVP Kukës, IEVP “Mine Peza” (302), IEVP “Jordan Misja” (313), godina A, kërkoi mbylljen e tyre pasi kanë ka toleruar në mënyrë të vazhdueshme degradimin e kushteve të jetesës.

“Inspektimet e kryera gjatë vitit 2025 tregojnë se sistemi penitenciar vazhdon të mbartë problematika të theksuara strukturore, të cilat, në disa raste, e afrojnë trajtimin e personave të privuar nga liria me standardin e trajtimit degradues.” thuhet në raport.

Sa i përket paraburgimeve masive dhe tejmbushjen e Institucioneve të Ekzekutimeve Penale, Dorian Matlija shprehet se mungesa e standarteve në miratimin e masave “arrest me burg” për të pandehurit, ka cuar në përkeqësimin e kushteve në sektorin e drejtësisë.

“Prej kohësh, kjo çështje ka ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si u përdorur ndjekja penale, duke krijuar një praktikë që ngarkon përgjegjësi penale pa kriter. Tashmë, me rikthimin e çështjes hapet një mundësi reale për të rivendosur standardet e drejta dhe për të riparuar devijimet që kanë karakterizuar këtë proces që nga nisja.” – tha drejtuesi i qendrës ResPublica./ Vjolanda Peca, Shteg.org

Previous Post

Shqipëria përballet me kritika për korrupsionin, Rama teatër në konferencën ndërqeveritare me BE

Next Post

Fëmijë në shi për të shitur, çifti i të rriturve abuzues pret paratë në kamionçinë

Next Post
Fëmijë në shi për të shitur, çifti i të rriturve abuzues pret paratë në kamionçinë

Fëmijë në shi për të shitur, çifti i të rriturve abuzues pret paratë në kamionçinë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al