Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fëmijë në shi për të shitur, çifti i të rriturve abuzues pret paratë në kamionçinë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Fëmijë në shi për të shitur, çifti i të rriturve abuzues pret paratë në kamionçinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti i trajtuar në emisionin “Stop”, këtë të martë, më 26 maj ka ndodhur në zonën e Porcelanit, në Tiranë, ku një çift të rriturish ka ngritur një skemë shfrytëzimi, duke përdorur fëmijë të vegjël, për të shitur lule.

Ata lëvizin me një kamionçinë të vogël, ku transportojnë lulet dhe më pas ndalojnë në një pikë të caktuar. Aty fillon “ndarja e punës”. Të rriturit qëndrojnë në kafe ose në mjet, ndërsa fëmijët shpërndahen në zonë, për të shitur.

Pamjet filmike tregojnë momentin, kur të rriturit u japin fëmijëve lulet dhe i nisin nëpër rrugë. Më pas, të miturit shkojnë në rrugë e lokale, duke ofruar produktin.

Në një prej komunikimeve, një vajzë e mitur e pyetur, pse nuk është në shkollë, përgjigjet, se e ka mësimin pasdite. Ndërsa për paratë që fiton, përgjigjja është, se ia jep mamit.

Fëmijët tregojnë, se vazhdojnë të shesin deri në mbrëmje, në varësi të ditës.Edhe më shqetësues është fakti, se fëmijët dalin për të shitur edhe në kushte të vështira të motit. Ata vetë tregojnë se i transportojnë lulet me autobus dhe i mbajnë në krah për distanca të gjata.

Biseda me të miturit:

Episodi 1:

Qytetarja: Iii sa të bukura qënkan. Sa janë ato?

E mitura: Këto 5 mijë lekë.

Qytetarja: Po ato të voglat?

E mitura: Edhe ato 5 mijë lekë janë krejt.

Qytetarja: Edhe ato?

E mitura: Hë, hë.

Qytetarja; Po a s’je në shkollë tani ti?

E mitura: Po e kam mbasdite unë.

Qytetarja: E ke mbas dite. Ça ore e merr?

E mitura: Nga ora 1 shkoj.

Qytetarja: Po e vogla?

E mitura: Kjo shkon në kopsht.

Qytetarja: Ku i merrni ju këto?

E mitura: I blejmë.

Qytetarja: E ke larg shtëpinë nga këtu?

E mitura: E kam në Babrru.

Qytetarja: Po me ça vjen?

E mitura: Me autobus.

Qytetarja: Me lule? Me autobus?

E mitura: Po!

Qytetarja: Po tani, ku i çoni këto lekët?

E mitura: Ia japim mamit.

Qytetarja: Mirë zemër. Ku i shisni? Nëpër lokale? Ku i shisni?

E mitura: Nëpër lokale.

Qytetarja: Zemër, po s’ke ftohtë ashtu ti pa çorape? Është ftohtë.

Qytetari: Si e ke emrin ti?

E mitura: Exxxx!

Qytetari: Hajd’ t’i rregullojmë bashkë! Këmbën tjetër!

Qytetarja: Ia thashë pra zbathur, ka ftohtë.

Qytetari: Këmbën tjetër! Fute këmbën këtu!

Episodi 2:

Qytetari: Te cila shkollë je ti?

E mitura: Te “Azem Hajdari”.

Qytetari: Po dilni çdo ditë ju, që shisni?

E mitura: Kshu dalim.

(Blejmë lule)

E mitura: Faleminderit!

Qytetarja: Me atë kamionçinën e bardhë, që zbritët me lulet, keni dhe vëllain tjetër atje?

E mitura: Po!

Qytetarja: Është i vogël ai?

E mitura: Po! Ai është më i vogël.

Qytetarja: Je lodhur duke shitur lulet?

E mitura: Jo!

Qytetarja: Apo pak?

E mitura: Jo! Jo!

Qytetarja: Keni shumë për të shit sot?

E mitura: Po!

Qytetarja: Ishte furgoni plot, ajo kamionçina?

E mitura: Po!

Qytetarja: Babi ishte ai? Ai burri?

E mitura: Jo! Daja ai, se babin nuk e kam unë, e kam… Është në Lezhë.

Qytetari; Po kjo te cila çerdhe është?

E mitura: Un’ s’e di. (Qesh)

Qytetari: S’e di?

E mitura: Jo!

Qytetari: Po ti sa vjeçe je?

E mitura: XX!

Qytetarja: Mbasi ikni nga këtu, tek cila zonë ju çon mami tjetër? Ku ju çon tjetër?

E mitura: Këtu tek parkingu. Është një parking i madh më poshtë.

Qytetari: Deri në darkë rrini duke shitur?

E mitura: Po i mbaruam të tëra, ikim në shpi. Po s’i mbaruam, s’ka gjë.

Qytetari: Po daja si e ka emrin?

E mitura: E ka, ashtu XXX xxx, XXX xxx.

Qytetarja: Daja rri me ju në shpi?

E mitura: Jo!

Qytetaja: Ku rri daja?

E mitura: Ka shtëpinë e vet, në “uzinën  traktorëve”.

Qytetarja: Lekët pastaj, ia çoni dajës edhe mamit?

E mitura: Jo, vetëm mamit ia çoj.

Qytetarja: Daja vjen ju merr te shtëpia me atë kamionçinën, apo..?

E mitura: Po!

 

Episodi 3:

Qytetari: Kush është 3 mijë lkë nga këto?

Fëmijët: Kjo!

Qytetari: Po tjetër, ça ke? Po ti, si e ke emrin?

E mitura: Exxxx!

Qytetarja: Shih barkun përjashta!

Qytetari: Ça ke tjetër? Prit! Prit, mos..! Cila lule të pëlqen?

E mitura: Nuk e di!

Qytetari: Nuk e di?

(Blejmë lule)

Qytetarja: Po pse keni dalë nëpër shi, mor amani?!

Qytetarja: Të gjitha këto i keni marrë në krah nga shtëpia deri këtu?

I mituri: Po! Me autobus.

Qytetarja: Po me autobus i morët të gjitha këto ju?

Qytetari: Pse mo, ku i kini ata ju?

I mituri: Në Babrru!

Qytetari: Prindërit more?

I mituri: Aha, mami ka shku, t’u shit lule.

Qytetari: Edhe mami?

I mituri: Po!

Qytetarja: Nejse, si i ke marrë nga shtëpia deri këtu këto? Në krahë?

I mituri: Me autobus.

Qytetarja: Po ti ke ftohtë? Se po bie shumë shi prandaj, se keni ftohtë.

I mituri: Deri atje poshtë.

Qytetari: Ke shit lule sot? Apo kjo është e para?

I mituri: S’kena shit asnjë.

Qytetari: Kjo është e para? Eh, mirë!

/tvklan.al

Tags: abuzimfemije
Previous Post

Fundi i formulës “arrest në burg”

Next Post

Telegraph: Shqiptarët, 10 herë më shumë gjasa të dënohen për drogë/ Numri i deportimeve nga Britania në Shqipëri

Next Post
Telegraph: Shqiptarët, 10 herë më shumë gjasa të dënohen për drogë/ Numri i deportimeve nga Britania në Shqipëri

Telegraph: Shqiptarët, 10 herë më shumë gjasa të dënohen për drogë/ Numri i deportimeve nga Britania në Shqipëri

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al