Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku kësaj herë është plagosur një fëmijë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shulbatër, Bashkia Klos.
Një furgon i cili udhëtonte drejt Tiranës ka dal nga rruga dhe ka përplasur fëmijën, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Klos/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar një shtetas të mitur, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.