Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi kanë marrë 32 mln euro tendera publik”- Bardhi: Skema kriminale “5B”

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
“Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi kanë marrë 32 mln euro tendera publik”- Bardhi: Skema kriminale “5B”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se dy drejtorët, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi  kanë marrë 32 milionë euro tendera publik.

Teksa i referohet një emisioni investigativ, Bardhi shprehet se “Skema kriminale “5B” e Belinda Ballukut, shpjegon edhe importimin e kreut të kësaj skeme Ceno Klosi në listat për deputet të PS në qarkun Fier”.

Ai shprehet se Ceno Klosi është anëtari më aktiv i bandës elektorale të PS në Fier.

“Në historinë e Shqipërisë nuk ka patur kurrë skemë më korruptive sesa vrasja e konkurrencës së lirë dhe përfitimi i fondeve publike nga vetë zyrtarët e lartë të qeverisë. Kjo skemë e zbuluar fillimisht në Bashkinë e Tiranës rezulton se është e shtrirë në çdo institucion publik gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Të dhënat e zbuluara dje nga investigimi, provojnë se kompanitë në pronësi të të afërmeve të dy ndër drejtorët më të besuar të Belinda Ballukut, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi, që veç lidhjeve të gjakut, gëzojnë edhe besimin e shefes së tyre, përllogaritet të kenë marrë të paktën 32 milionë euro tendera, prona publike, leje ndërtimi madje edhe me firmë të kryeministrit Edi Rama

Skema kriminale “5B” e Belinda Ballukut, e zbërthyer nga emisioni investigativ, shpjegon edhe importimin e kreut të kësaj skeme Ceno Klosi në listat për deputet të PS në qarkun Fier. 32 milion euro të përfituara nga fondet publike, janë mjaftueshëm për të deformuar vullnetin e qytetarëve të zgjedhje.

Ceno Klosi është anëtari më aktiv i bandës elektorale të PS në Fier. Edhe pse me disa dosje në SPAK, tashmë prej vitesh, por për fat të keq ende të pafinalizuara, Belinda Balluku e fshehu përkohësisht në listat e kandidatëve për deputet, duke shfrytëzuar pasurinë e paligjshme për deformimin e vullnetit të zgjedhësve”, shkruan Bardhi.

Ai i bën thirrje Prokurorisë së Posacme që të veprojë sa më parë.

“Gjej rastin të apeloj edhe njëherë Prokurorinë e Posaçme që strategjinë e goditjes së korrupsionit dhe krimeve elektorale të mos e lërë vetëm në letër. Këto janë ditët që ndajnë nëse strategjia është bërë si mjet propagande për të shpërlarë korrupsionin qeveritar dhe zgjedhor të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe bandave të tyre elektorale, apo është vullnet real i prokurorëve të posaçëm për të parandaluar dhe goditur krimet zgjedhore dhe korrupsionin qeveritar”

Previous Post

Fugoni përplas fëmijën në Klos, i mituri niset me urgjencë në spital

Next Post

Banorët e Tropojës marrin shërbim mjekësor falas në Kosovë: Po të mos jetë Gjakova, vdesim

Next Post
Banorët e Tropojës marrin shërbim mjekësor falas në Kosovë: Po të mos jetë Gjakova, vdesim

Banorët e Tropojës marrin shërbim mjekësor falas në Kosovë: Po të mos jetë Gjakova, vdesim

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

September 8, 2026
Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

September 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al