Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Banorët e Tropojës marrin shërbim mjekësor falas në Kosovë: Po të mos jetë Gjakova, vdesim

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Banorët e Tropojës marrin shërbim mjekësor falas në Kosovë: Po të mos jetë Gjakova, vdesim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët e Bajram Currit, por edhe të Hasit, duket se e kanë gjetur zgjidhjen për marrjen e shërbimit shëndetësor duke kaluar kufirin drejt Kosovës.

Vetë banorët shprehen se, qoftë për vizita mjekësore apo edhe për ndërhyrje kirurgjikale, i drejtohen spitalit të Gjakovës, pasi në spitalin e Bajram Currit mungojnë shumë mjekë specialistë, si për të rriturit ashtu edhe për moshën pediatrike.

“Në Tropojë nuk ka mjek, shkojmë në Gjakovë. E kemi afër, janë doktorë të mirë”, thotë një qytetare e Bajram Currit. “Po të mos jetë shërbimi në Gjakovë, vdesim të gjithë”, thotë një i moshuar, mbarojmë”. “

Situata e mungesës së mjekëve në spitalin e Bajram Currit pranohet edhe nga vetë drejtori i këtij spitali, i cili rendit disa nga këto mungesa. “U bënë disa vite që ka mungesë mjekësh, sidomos kardiologë, pediatër, renimator… Kemi kërkuar patronazhim nga Kukësi që të na vijë të paktën dy herë të muaj, por si duket edhe Kukësi ka probleme”, thotë Kujtim Rexha, drejtor i Spitalit “Bajram Curri”.

Nga ana tjetër, spitali i Gjakovës, i cili ka jo vetëm stafin e nevojshëm me mjekë dhe specialistë, por edhe aparaturat që duhet të ketë një institucion i tillë, u ofron shërbimin falas qytetarëve nga veriu i Shqipërisë, njësoj si banorëve të Gjakovës.

“Kemi afërsisht deri në 50 pacientë ditorë, të gjitha shërbimet i marrin edhe qytetarët e Shqipërisë”, thotë Hilmi Shala, drejtor i Spitalit të Gjakovës.

Përveç banorëve të Bajram Currit dhe Hasit, drejt spitaleve të Gjakovës dhe Prizrenit nuk janë të paktë as banorët e Kukësit dhe fshatrave të tjerë në afërsi të kufirit, të cilët shkojnë për të marrë shërbim shëndetësor në mungesë të këtij shërbimi pranë qendrave të tyre të banimit./ A2 CNN

Previous Post

“Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi kanë marrë 32 mln euro tendera publik”- Bardhi: Skema kriminale “5B”

Next Post

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Next Post
Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

September 8, 2026
Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

September 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al