Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në rrugën e Arbërit, ku humbën jetën dy të rinj. Egila Celami 29-vjeç dhe Marsel Tefa, 35-vjec.
Ata u përplasën nga një makinë e cila dyshohet se ka bërë parakalim të gabuar duke bërë që makina e tyre të shtypej totalisht dhe të përfundonte në kanal.
Për shkak të dëmtimeve është dashur që të pritej pjesa lart e makinës për të nxjerrë trupat e viktimave nga automjeti.
Ndërkohë Klaudio Ruci, personi që ishte në makinën tjetër është në gjendje të rëndë.