Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

“Financial Times” zbardh propozimin e Putinit: I kërkon Trumpit të bindë Ukrainën për t’u tërhequr nga Donetsku, si kusht për paqe

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
“Financial Times” zbardh propozimin e Putinit: I kërkon Trumpit të bindë Ukrainën për t’u tërhequr nga Donetsku, si kusht për paqe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë takimit në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që Ukraina të tërhiqet nga rajoni lindor i Donetskut, si kusht për t’i dhënë fund luftës.

Sipas burimeve të cituara nga “Financial Times”, Putin ka shprehur gatishmërinë për të ngrirë pjesën tjetër të vijës së frontit, nëse kërkesat kryesore të tij plotësohen.

Financial Times, raporton se presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar Ukrainës të tërhiqet nga rajoni lindor i Donetskut si kusht për t’i dhënë fund luftës.

Ai i ka shprehur presidentit amerikan Donald Trump se është i gatshëm të “ngrijë” vijat e tjera të frontit, nëse plotësohen kërkesat thelbësore të Moskës.

Bisedimet mes dy liderëve pritet të kenë një ndikim të ndjeshëm në zhvillimet e mëtejshme të konfliktit dhe qëndrimin e SHBA ndaj tij.

Konkretisht, në këmbim të rajonit të Donetskut, Putin deklaroi se do të ngrinte frontin në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhias, ku forcat e tij mbajnë territor të gjerë, dhe se nuk do të niste sulme të reja për të pushtuar territor shtesë, sipas të njëjtit botim.

Në të njëjtën kohë, Reuters raportoi, duke cituar një burim, se presidenti rus bëri thirrje gjithashtu për tërheqjen e Ukrainës nga Luhansku, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.

Putini e bëri të qartë se nuk i ka tërhequr kërkesat e tij themelore për “zgjidhjen e shkaqeve rrënjësore” të konfliktit, gjë që në thelb do të nënkuptonte fundin e shtetësisë ukrainase në formën e saj aktuale dhe përmbysjen e zgjerimit lindor të NATO-s.

Megjithatë, presidenti rus duket i gatshëm të bëjë kompromis për çështje të tjera, përfshirë ato territoriale, për sa kohë që është i kënaqur që “shkaqet rrënjësore” të konfliktit janë adresuar, sipas një ish-zyrtari të lartë të Kremlinit.

Siç raporton Financial Times, forcat ruse kontrollojnë rreth 70% të Donetskut, por zinxhiri më perëndimor i qyteteve mbetet nën kontrollin ukrainas dhe është kritik për operacionet ushtarake dhe mbrojtjen e vendit përgjatë frontit lindor.

Njerëz të njohur me mendimet e Zelensky-t thanë se ai nuk do të pranonte të dorëzonte Donetskun, por do të ishte i hapur për të diskutuar çështjen territoriale me Trump në Uashington, ku pritet të takohen të hënën.

Sipas të njëjtave burime, Zelensky do të ishte gjithashtu i hapur për të diskutuar çështjen në një takim trepalësh me Trump dhe Putin.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi përmbajtjen e bisedimeve të Trump me Putinin, ashtu si edhe zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

Putin: Takimi në Alaskë i dobishëm dhe në kohën e duhur

Ndërkohë, Vladimir Putin, në deklaratën e tij të parë pas takimit me Trumpin, e përshkroi takimin në Alaskë si të dobishëm dhe në kohën e duhur.

“Ne gjithashtu duam një zgjidhje të krizës në Ukrainë me mjete paqësore”, argumentoi ai.

Putin tha se diskutoi shkaqet e krizës në Ukrainë me Trumpin.

“Rusia respekton qëndrimin e Shteteve të Bashkuara dhe gjithashtu do të donte ta zgjidhte krizën në Ukrainë me mjete paqësore”, shtoi ai.

Previous Post

Malësi e Madhe/ Gjendet i pajetë një 81-vjeçar, dyshohet se është vetëvrarë

Next Post

Shuhet në moshën 89-vjeçare legjenda e televizionit italian, Pippo Baudo

Next Post
Shuhet në moshën 89-vjeçare legjenda e televizionit italian, Pippo Baudo

Shuhet në moshën 89-vjeçare legjenda e televizionit italian, Pippo Baudo

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

September 16, 2026
Arrestohet Enio Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

Arrestohet Enio Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al