Sunday, August 2, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Fiki pak kamerat…”/ Mand Dhelpra e thirri në takim Eglant Koçin, e tërhoqi zvarrë deri te makina

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“Fiki pak kamerat…”/ Mand Dhelpra e thirri në takim Eglant Koçin, e tërhoqi zvarrë deri te makina
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Orët e vona të 4 qershorit, 34-vjeçari Eglant Koci, u nis për në rrugën Ismail Qemali në Tiranë, për të takuar një të njohur të tij.

Pikërisht Armand Shakajn, i njohur si Mand Dhelpra 41-vjeç, i cili sot është autori kryesor i shpallur në kërkim nga policia për rrëmbimin dhe zhdukjen e Eglant Kocit.

InfoNews mëson se Eglant Koci dhe Armand Shakaj kanë pasur një konflikt për një shumë të konsiderueshme parash. Por këto para ka dyshime se nuk ishin marrë nga Eglant Koci, por nga një miku i tij. Sipas të dhënave që ka policia, i shpalluri në kërkim Armand Shakaj jepte para me fajde dhe kjo deri më tani është pista kryesore ku janë ndalur hetuesit.

Ka dyshime të forta se Armand Shakaj e ka thirrur Eglant Kocin për takim sqarues, fillimisht pranë Fast Food-it që Shakaj kishte në rrugën Ismail Qemali. Aty ai ka komunikuar me kamarierin e tij, 25-vjeçarin Enea Zyferi, të cilit i ka kërkuar që të fikë kamerat e sigurisë, urdhër ky që është zbatuar nga i riu Zyferi. Ky i fundit është arrestuar nga policia për përkrahje të autorit të krimit.

Në këtë moment, policia dyshon se Armand Shakaj dhe Eglant Koci janë ngjitur pranë një ambienti tjetër që më herët ka qenë përdorur për Call Center dhe ishte shumë pranë Fast Food-it në pronësi të Armand Shakajt. Në këtë ambient policia ka gjetur njolla gjaku. Ndërkohë InfoNews.al mëson se në disa pamje filmike të një kamere sigurie që ka qenë e ndezur, policia ka parë një person që dyshohet të jetë Armand Shakaj teksa tërheq një trup, që dyshohet se është Eglant Koci. Më pas e ka futur në bagazhin e makinës së tij dhe e ka transportuar në rrethinat e Tiranës. Megjithatë, policia pavarësisht dyshimeve ende nuk e konfirmon vdekjen e Eglant Kocit pasi nuk ka gjetur trup apo gjurmë të tjera, veçse njollave në godinë dhe në makinën e Armand Shakajt.

Ndërkohë rreth orës 00:30 të 5 qershorit, Armand Shakaj ka marrë motorin e Eglant Kocit dhe e ka lënë pranë nënstacionit elektrik në Tiranë për të krijuar alibinë e zhdukjes së 34-vjeçarit. Më pas ai duket teksa kthehet në këmbë, në drejtim të Bulevardit të Ri për t’u larguar më pas drejt banesës.

Ditën e sotme, policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle të gjera në fshatrat përreth malit të Dajtit, për gjetjen e Eglant Kocit por pa rezultat. Edhe pse dyshimet janë që kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale, ende nuk konfirmohet vdekja e të riut, ndërsa policia po kërkon edhe për autorin Armand Shakaj.

Një tjetër pistë hetimi për ngjarjen dhe motivet e saj lidhet me tentativën për grabitjen e portofolit online me kriptovaluta që kishte Eglant Koci, ku përllogaritet që qarkullonte shumë prej qindra mijëra eurosh. Madje hetuesit dyshojnë se edhe paratë me fajde mund të jepeshin nëpërmjet aplikacioneve online nga Armand Shakaj./INFONEWS

Tags: Armand ShakajEglant KoçikrimKRIPTOMONEDHApolicia
Previous Post

Nis protesta e dhjetë në Tiranë

Next Post

Progni nga protesta: Rama sulmon influencerat sepse i prishën muret e propagandës

Next Post
Progni nga protesta: Rama sulmon influencerat sepse i prishën muret e propagandës

Progni nga protesta: Rama sulmon influencerat sepse i prishën muret e propagandës

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot
Uncategorized

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot

by Redaktor Redaktor
July 28, 2026
0

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, moti...

Read moreDetails
Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë

Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë

July 31, 2026
Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

August 1, 2026
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

July 26, 2026
SKANDAL në Ali Dem/ I puthi dorën Veliajt, administratorja merr leje të ndërtojë mbi trotuar

SKANDAL në Ali Dem/ I puthi dorën Veliajt, administratorja merr leje të ndërtojë mbi trotuar

July 29, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

August 1, 2026
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

August 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al