Friday, August 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Ethet e verës në PS: A do të shkarkohen 6 ministra?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Uncategorized
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ditët e gushtit po shkojnë drejt fundit, ndërkohë ethet e këtij muaji për Partinë Socialiste e cila qeveris vendin në mandatit e katërt po shtohen.

Kjo si pasojë e nisjes të vrullshme të sesionit të ri politik nga Edi Rama, me dy takime të rëndësishme gjatë kësaj fundjave dhe fillim javën tjetër në Pogradec.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se ora 11:30 e të dielës do të gjejë të mbledhur në vilën qeveritare të qytetit liqenor 12 drejtuesit politikë të qarqeve bashkë me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare.

Burime nga PS pohuan se në fokus të këtij takimi do të jetë dokumenti Besa dhe një tjetër dokument njohur si “Prania e Besës” dorëzuar grupit parlamentar socialit në fund të korrikut.Rama nga ky takim pritet të marrë refleksione mbi këto dy dokumente me qëllimin final pasurimin dhe shkuarjes drejt një dokumenti final dhe pa anashkaluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2027.

Mbrëmja e të kësaj të diele do ta gjejë Ramën, drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ministrat në një darkë, e cila me gjasë do t’i shërbejë shtensionimit të etheve të gushtit, përpara “provimit të performancës” të hënën.

Po në Pogradec në vilën qeveritare në atë që njihet si një “retreat” mbledhje informale e qeverisë, ministrat do të raportojnë për ecurinë e dikastereve të tyre për periudhën Janar-Gusht 2026.

Ndryshe nga takimet e shkuara të këtij formati, nuk do të marrin pjesë zëvendës ministrat, por vetëm ministrat dhe drejtorët e agjencive në varësi të tyre.

Sikurse në ‘retreatet’ e viteve të shkuara, çdo ministër do të raportojë për edhe prezencën mediatike dhe në rrjetet sociale.

Por nuk mbaron këtu sprinti politik i Ramës që nis këtë të diel.

Burime nga PS pohuan po ashtu se ma gjasë në javën e parë e shtatorit do të mblidhet asambleja kombëtare socialiste.

Nëse do t’i referohemi mbledhjeve të shkuara të asambleve socialiste, ato janë përdorur nga Rama për të shpalosur ndryshime në kabinetin qeverisës.

Por, a do ta përdorë Edi Rama mbledhjen e kësaj asambleje për të ndryshuar drejtimin e të paktën 6 ministrive? Numërimi mbrapsht ka nisur./TCH

Previous Post

Divjaka vijon protestën kundër bashkimit me Lushnjën: Mazniku ‘non grata’

Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit
AKTUALITET

Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

by Editor
June 20, 2025
0

Një figurë e re, por gjithnjë e më dominuese në krimin e organizuar në jug të vendit, është duke ngritur...

Read moreDetails
Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë?

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë?

August 16, 2026
Vrasja te kompleksi “Principote”/ Autori kyç gojën para hetuesve, zbardhet dëshmia e turqve që e shoqëruan

Vrasja te kompleksi “Principote”/ Autori kyç gojën para hetuesve, zbardhet dëshmia e turqve që e shoqëruan

August 18, 2026
Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

August 12, 2026
Tentoi ta ekzekutonte në mes të qytetarëve, arrestohet autori i atentatit ndaj Mir Bitocit

Tentoi ta ekzekutonte në mes të qytetarëve, arrestohet autori i atentatit ndaj Mir Bitocit

August 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ethet e verës në PS: A do të shkarkohen 6 ministra?

August 21, 2026
Divjaka vijon protestën kundër bashkimit me Lushnjën: Mazniku ‘non grata’

Divjaka vijon protestën kundër bashkimit me Lushnjën: Mazniku ‘non grata’

August 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al