Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

EMRAT/ Vranë shqiptarin për t’i vjedhur drogën, dënohen me burg të përjetshëm 4 autorët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in KRONIKE
0
EMRAT/ Vranë shqiptarin për t’i vjedhur drogën, dënohen me burg të përjetshëm 4 autorët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Katër persona janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Australi, ngjarje e ndodhur më tetor 2018 në periferinë veriore të Adelaide.

Sipas mediave australiane, Benjamin John Mitchell (39 vjeç), Alfred Claude Rigney (52 vjeç), Matt Bernard Tenhoopen (30 vjeç) dhe Aaron Donald Carver (42 vjeç) u shpallën fajtorë për herë të dytë për vrasjen e shqiptar-it Urim Gjabri, pas një rigjykimi të zhvilluar vitin e kaluar.

Dënimet e tyre fillestare për vrasje, të dhëna në vitin 2020, ishin rrëzuar nga High Court of Australia në apel, ç’ka çoi përsëritjen e procesit gjyqësor. Megjithatë, pas rigjykimit, ata u shpallën sërish fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm.

Detajet e krimit

Ngjarja ndodhi në zonën Para Vista, në periferinë veriore të Adelaide, ku viktima u sulmua brutalisht gjatë një grabitjeje të lidhur me kanabisin që ai kultivonte në banesë.

Gjatë shpalljes së vendimit në Supreme Court of South Australia, gjyqtarja Julie McIntyre deklaroi se, ndonëse viktima ishte e përfshirë në aktivitete të paligjshme, “ai nuk e meritonte të vdiste”.

Sipas gjykatës, sulmi ishte rezultat i “lakmisë dhe dëshirës për të vjedhur kanabisin”, ndërsa viktima u përshkrua si një person i paarmatosur, që përbënte pak ose aspak kërcënim për grupin.

Gjyqtarja theksoi se shqiptari kishte pësuar të paktën një goditje të rëndë në kokë me një armë, që i kishte copëtuar kafkën, dhe më pas ishte lënë i plagosur rëndë, pa mundësi për të kërkuar ndihmë, pasi autorët i kishin marrë telefonin dhe automjetin.

Pasojat

Viktima, baba i tre fëmijëve, ishte zhvendosur në Australi për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen e tij, e cila jeton në Shqipëri. Sipas gjykatës, vdekja e tij ka pasur pasoja të rënda emocionale dhe financiare për bashkëshorten dhe fëmijët.

Gjykata vendosi që periudha minimale pa të drejtë lirimi me kusht për secilin prej të dënuarve të mbetet 20 vjet, ashtu si në vendimin fillestar.

Aktualisht, të katër të dënuarit kanë paraqitur sërish apel ndaj vendimit të fundit për fajësi. Çështja është shqyrtuar nga Gjykata e Apelit dhe pritet vendimi përfundimtar në një datë të mëvonshme.

Previous Post

Del nga shtrati lumi Ishëm në Fushë Krujë, përmbyten dhjetëra ha tokë bujqësore

Next Post

Eksportet e nisin dhe 2026-n me rënie, bie fasoni dhe mineralet; INSTAT fsheh shifrat

Next Post
Eksportet e nisin dhe 2026-n me rënie, bie fasoni dhe mineralet; INSTAT fsheh shifrat

Eksportet e nisin dhe 2026-n me rënie, bie fasoni dhe mineralet; INSTAT fsheh shifrat

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al