Saturday, October 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Emigrantët e huaj azil në Shqipëri, Rama “azil” në Europë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Emigrantët e huaj azil në Shqipëri, Rama “azil” në Europë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Nëse laku i shtrëngohet nga ata që ai deri dje ua shtrëngonte, kryeministri Edi Rama e ka një zgjidhje alternative. Faktet janë dhënë… Kur ish-numri dy i qeverisë ka marrë arratinë dhe kërkon azil për t’iu shmangur drejtësisë në vend, pse mos e provojë edhe numri një, gjithnjë nëse në SPAK hapet dera për të vepruar pa frikë? Po nëse Ai ikën, çfarë ka lënë sot e ç’do të mbesë nesër në Shqipëri?

Mes kësaj situate hipotetike, por një realiteti të mundshëm të nesërmen e largët, qëndron frika kolektive se vendi ynë do pushtohet nga dhjetëra apo qindra mijëra emigrantë të huaj. Plani është perfekt. Në 12 vite qeverisje të Ramës janë larguar mbi 1 milionë shqiptarë si emigrantë dhe vendi është boshatisur. Ndërsa shkollat janë bosh, ngrehinat e pallateve të sportit bosh, apo edhe magazina janë thuajse bosh, kreu i qeverisë shqiptare ka vendosur t’i mbushë me popullsi nga etni të ndryshme në botë, nga Afrika në Azi.

Me një popullsi të plakur kur 40 për qind janë pensionistë dhe nëpunës të administratës publike, Shqipëria ka njohur braktisjen me të madhe të dekadave të  fundit, por Ai ka një plan për ta populluar vendin tonë me emigrantë të huaj, duke hapur jo pak por 20 qendra të mëdha në të gjithë vendin. As Europa nuk është më në rrezikun e fluksit të madh migrator, por në këtë ndalesë momentale, Rama po përgatit vendin të bëhet vatra e re e emigrantëve të huaj, duke shitur atë copëz që ka mbetur.

Hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër, për emignatët burra që kapeshin në Itali u shit nga Rama si një “detyrim” që Shqipëria i kishte Italisë nga pritja e qindar mijëra emigrantëve shqiptarë që u larguan kryesisht në vitet 1990-1999. Tashmë një tjetër hall e detyron që të marrë përkëdheljen ndërkombëtare në Europë mbi shpinën e Shqipërisë së mbetur. Vizitat në Bruksel dhe takimet kokë më kokë me liderët e vendeve që vuajnë nga amigracioni janë vetëm shpëtimi i përkohshëm I Ramës, i cili nuk do e ketë problem që për interesin tërësisht personal të vendosë të keqpërdorë interast e çdo shqiptari të mbetur këtu.

Shumë shkolla po mbyllen. Asyeja mbetet largimi masiv I çifteve të reja bashkë me fëmijët e tyre. Të mbeturit këtu, të aftë për riprodhim njerëzor nuk guxojnë të marrin përsipër përgjegjësinë e madhe të prindërimit për shkak të vrasjes së shpresës dhe pamungësive ekonomike. Shkollat janë gati të kthehen në kampe azilantësh të huaj, ndërsa disa prej tyre mund të bëhen edhe punëtorë për kompanitë e oligarkëve apo kapove të botës së krimit që pastrojnë paranë e pisët në sektorët e ndërtimit dhe njësive të shërbimit.

Në rastin më të keq, nëse laku i SPAK-ut në një të “nesërme të largët” i shtrengohet, udhën që do ndjelkë e ka të qartë dhe të lirë. Shumë shtete Europianë që pastruan vendin nga emigrant fatkeqë të vendeve të botës së tretë do ia mundësojnë një nder të fundit për ti ofruar “azilt politik” me pretendimin se në vendin e tij Shqipëri i është bërë një padrejtësi në emër të drejtësisë, që Ai thotë se e ngjizi bashkë me ndërkombëtarë. Ai azil në Europë, Aziatikë dhe Afrikanë azil në tokën që Ai boshatisi nga njërëzit që me breza dhanë edhe jetën për ta mbrojtur. Sigurisht që nuk do jetë azilant si shqiptarët e sotëm, por në ndonjë vilë a kështjellë të ofruar nga Europianët si një haraç të vogël për nderin që u ka bërë duke e kthyer Shqipërinë oaz të emigrantëve të huaj, pasi vendasit i zhduku në emigrim.

Previous Post

Paralajmërimi i shkencëtarëve/ 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale

Next Post

12 orë bllokim, mijëra qytetarë në të ftohtë/ Situatë alarmante nga trafiku në aksin Prrenjas-Elbasan, asnjë masë nga autoritetet

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas dyerve të komisariatit

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas dyerve të komisariatit

October 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al