Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka miratuar përjashtimin e Elisa Spiropalit nga radhët e tij.
Vendimi është marrë gjatë votimit të zhvilluar ditën e sotme, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga grupi parlamentar.
Sipas informacioneve, shumica e deputetëve socialistë kanë votuar pro përjashtimit të Spiropalit, ndërsa deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe kanë zgjedhur të abstenojnë.







