Rëndohet bilanci i atentatit të ndodhur një ditë më parë në Fier. Jakup Hasani, i cili mbeti i plagosur gjatë sulmit me armë zjarri ku u vra xhaxhai i tij, Selami Hasani, ka ndërruar jetë sot në spital.
Jakup Hasani nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.
Me vdekjen e tij, shkon në dy numri i viktimave nga atentati i regjistruar mëngjesin e së hënës në lagjen “1 Maji” të Fierit.
Gjatë sulmit me armë zjarri mbeti i vrarë në vendngjarje Selami Hasani, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami”, ndërsa nipi i tij, Jakup Hasani, u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.







