Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Ekzekutimi i bujshëm, del FOTO e kallashit brenda makinës së djegur

Editor by Editor
December 3, 2023
in KRONIKE, KRYESORE
0
Ekzekutimi i bujshëm, del FOTO e kallashit brenda makinës së djegur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një 40-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në një atentat të mirë organizuar në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 30 minuta të mbrëmjes së 2 dhjetorit në aksin rrugor Milot-Lezhë në vendin e ruajtur “Ura e Trenit” në hyrje të qytetit. Objektiv i sulmit me armë ishte Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, biznesmenit të vrarë me 19 prill të këtij viti në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin.

40-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij fouristrade ML në drejtim të Lezhë. Nga të shtënat me armë fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën disa minuta më vonë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, pasi pavarësisht ndihmës së parë mjekësore nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

Ndërkohë rreth 60 minuta pas ngjarjes u gjet një automjet duke u djegur në afërsi të Rinasit, brenda se cilës kishte dhe në armë zjarri automatik. Referuar dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhi ngjarja, rezulton se kjo makinë BMW ngjyrë gri me targa të denoncuara të vjedhura në Tiranë është përdorur nga autoret në atentatin ndaj 40-vjeçarit Entjan Nikulaj. Ata mendohet të kenë qenë dy persona, ndërsa një i tretë mund t’i ketë informuar mbi lëvizjet e objektivit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 25 gëzhoja automatiku. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë në harkun kohor të pak muajve, pasi pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, në muajin korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstataj.

Vrasja e Ardian Nikulajt
Mesditën e 19 prillit, biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua me 7 plumba teksa ishte ulur në lokalin e tij, ndërsa eklzekutori u largua me motor. Sipas prokurorisë Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit ndaj biznesmnit Nikulaj, për hakmarrje. Katër personat që u kapën dhe u arrestuan në Britani, pasi u shpallën në kërkim në Shqipëri janë Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35 vjeç, të dy nga Bristol, Edmond Haxhia, 37 vjeç, nga Birmingham, si dhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman nga Bristol. Ata kishin mbërritur në Shqipëri si turistë por në fakt kanë bërë rolin e vëzhguesit të biznesmenit duke informuar autorin deri në goditjen finale. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, ku mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.

Previous Post

Detaje të tjera, pas vrasjes Naimi shkoj në hotel për të…

Next Post

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse erdhi Rita Ora në Kosovë, ja çfarë plani ka

Next Post
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse erdhi Rita Ora në Kosovë, ja çfarë plani ka

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse erdhi Rita Ora në Kosovë, ja çfarë plani ka

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al