Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

EKSKLUZIVE/ Partizani kërkon lider në mbrojtje, mendon huazimin e ish-kapitenit. Opsion është edhe…

Editor by Editor
in Sport
0
EKSKLUZIVE/ Partizani kërkon lider në mbrojtje, mendon huazimin e ish-kapitenit. Opsion është edhe…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Me mesfushën dhe sulmin “të blinduar”, Partizani është në kërkim në të një qendërmbrojtësi të nivelit të lartë. “Panorama Sport” mëson se i pari në listën e dëshirave të kampionëve, ashtu si edhe në merkaton e verës, është Eneo Bitri. Beratasi aktualisht është pjesë e Valerengës në Norvegji, ku ka kontratë edhe për dy vite e gjysmë.

Në sezonin e fundit skuadra ra një kategori më poshtë dhe kjo i bëri drejtuesit e kuq që të shpresonin për të provuar të bindin ish-kapitenin. Aktualisht ky mision duket mjaft i vështirë për shkak të pengesave kontraktuale, por edhe financiare.

Fakti që ka një kontratë afatgjatë me norvegjezët, por edhe se atje ka një pagë shumë më të lartë seç do t’i siguronin te Partizani, këto e bëjnë Bitrin që për momentin të refuzojë rikthimin në shtëpinë e kuqe.

GJITHNJË KA NJË “POR” – Në asnjë moment beratasi nuk e ka fshehur dashurinë për fanellën e kuqe dhe kënaqësinë e të luajturit me 17 herë kampionët. Një rikthim të ngjashëm ai e bëri edhe në janarin e vitit 2022, duke lënë Astanën për “demat”.

Bitri dhe Skuka janë dy miq të mirë dhe kalonin shumë kohë së bashku kur ishin pjesë e “demave”.

Rikthimi i dibranit mund të jetë një indicie për Bitrin për t’u bindur. Me siguri dibrani do t’ia thotë dy fjalë beratasit dhe të provojë t’a bindë të kthehet që të veshë fanellën e kuqe.

FORMULA – Valerenga vështirë të heqë dorë përfundimisht për një mbrojtës që e ka blerë 500 mijë euro. Huazimi është opsioni më mundshëm i kësaj lëvizjeje, me norvegjezët, që e nisin sezonin e ri në muajin prill dhe do të privoheshin nga shërbimet e Bitrit vetëm rreth 1 muaj, deri në maj.

Sakaq, si opsion për mbrojtjen e kuqe kthehet edhe Egzon Bejtullai, i cili vetëm së fundmi mësohet se ka ndërprerë kontratën me Gjilanin, ku qëndroi pak më shumë se dy muaj.

Previous Post

Nga rikthimi tek rivalët për titull, Skuka: Ja çfarë më ka munguar në ekipet e fundit

Next Post

EKSKLUZIVE/ Ka oferta nga jashtë vendit, sulmuesi i Partizanit më pranë largimit nga “demat”

Next Post
EKSKLUZIVE/ Ka oferta nga jashtë vendit, sulmuesi i Partizanit më pranë largimit nga “demat”

EKSKLUZIVE/ Ka oferta nga jashtë vendit, sulmuesi i Partizanit më pranë largimit nga “demat”

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

U plagos me plumb gome në protestën e studentëve, Erjon Vishkulli ndan pamjet pas operacionit

U plagos me plumb gome në protestën e studentëve, Erjon Vishkulli ndan pamjet pas operacionit

October 29, 2026
Tre protestues padisin Ramën në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Tre protestues padisin Ramën në GJKKO për shpifje dhe fyerje

October 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al