Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Eduart Subashi rrëfen përplasjen në Zvërnec: U tërhoqa zvarrë nga policia private

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Eduart Subashi rrëfen përplasjen në Zvërnec: U tërhoqa zvarrë nga policia private
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën, Eduart Subashi, qytetari që u tërhoq zvarrë nga policia private në Zvërnec, foli për konfliktin e pronësisë në zonë, duke pretenduar se ai dhe familjarët e tij janë pronarë të ligjshëm të tokave që, sipas tij, u janë lënë trashëgim nga të parët dhe disponojnë dokumentacion përkatës.

“Unë jam ai qytetari që u tërhoqa zvarrë atje për të drejtën time, në tokën time, dhe këta njerëzit që janë bashkë me mua janë pronarë të asaj pjese dhe i kanë të gjitha me dokumente. Është gjithçka që na e kanë lënë të parët tanë dhe nuk mund të na e marrë askush në këtë mënyrë.

Ne shkuam aty për të bërë një protestë miqësore dhe shkova te ai gardhi të pyes për çfarë arsye është vënë një gardh… për çfarë arsye është thurur toka ime? I thashë për çfarë arsye është thurur ky gardh dhe direkt më morën dhe më tërhoqën zvarrë. U thashë: këtu është toka jonë. Të gjithë ne këtu i kemi ato toka me ligjin 7501. Ne tani ndodhemi në Athinë”, tha ai.

Ai deklaroi se prej vitesh po ndjekin rrugën ligjore për zgjidhjen e çështjes, duke theksuar se procesi gjyqësor ka nisur në vitin 2006 dhe se e kanë fituar çështjen në shkallën e parë në vitin 2013, por ende nuk kanë marrë certifikatat e pronësisë. Sipas Subashit, çështja është bllokuar për shkak të mbivendosjeve të pretenduara të pronave, ndërsa shtoi se nuk e di se kush figuron si përfitues i tokave.

“Jemi të bllokuar, nuk bëjmë dot asgjë në asnjë zyrë. E kemi hedhur çështjen në gjykatë, kemi fituar në shkallën e parë, jemi ende në proces. Procesi ka nisur në vitin 2006. Në vitin 2013 e fituam në shkallën e parë. Kur shkonim në zyrat përkatëse kishim të njëjtën përgjigje: ‘Zvërneci është i bllokuar. Tokat i ka dikush tjetër’. Asnjë zgjidhje, as për tokat, as për ullinjtë. Shtyheshin seancat, me pretendime se mungonte dikush. E mbajnë peng.

Përderisa nuk na japin certifikatë pronësie, atëherë e ka marrë dikush tjetër. Mesa di ka mbivendosje, ndaj nuk japin letra. Nuk e njoh se kush është ai person. Ne kërkojmë të zgjidhet çështja e tokës. Si kanë kaluar te dikush tjetër, atë duhet ta kërkojë shteti”, tha ai.

Në fund, ai u shpreh se çështja tashmë ka kaluar për shqyrtim në SPAK, por tha se deri më tani ai dhe familjarët e tij nuk janë thirrur nga kjo strukturë.

“Çështja jonë ka kaluar në SPAK, këtë e shohim nga media. Ne në SPAK nuk na kanë thirrur”, deklaroi Subashi./TCH

Tags: eduart subashipoliciaZvernec
Previous Post

Protesta nuk ndalet, mijëra qytetarë marshojnë nëpër Tiranë

Next Post

Zegjine Çaushi ofendon influenceren që replikoi me Ramën: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…

Next Post
Zegjine Çaushi ofendon influenceren që replikoi me Ramën: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…

Zegjine Çaushi ofendon influenceren që replikoi me Ramën: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al