Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet greke pasi ka vrarë ditën e sotme gruan e tij.
Sipas informacioneve të para vrasja ka ndodhur në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës.
39-vjeçari dyshohet se ka qenë i dehur kur ka qëlluar dhe vrarë partneren e tij rumune.
Sipas mediave greke ai rezulton i njohur për autoritetet pasi merrej me drogë. Pas aktit të tij ka qenë ai që ka telefonuar policinë ku më pas është bërë ëdhe arrestimin dhe ka pranuar krimin.