Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Shkodër.
Policia ben me dije se një 78-vjeçare, H. A., dyshohet se është vetëdjegur në oborrin prapa banesës së saj në lagjen “Ahmet Haxhija”, rreth orës 11:30.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se vuante nga depresioni, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.








