Saturday, October 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘E ka marrë një të madhe’/ Besnik Bami në dosjen “Balluku”, 70 milionë euro tendera të dyshimtë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
‘E ka marrë një të madhe’/ Besnik Bami në dosjen “Balluku”, 70 milionë euro tendera të dyshimtë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni Besnik Bami, fans i Sali Berishës, rezulton pjesë e dosjes së SPAK për zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila bashkë me Evis Berberi i referohen me ‘BB’. Bami rezulton pjesë e listës së përfituesve të mëdhenj të fondeve publike, kryesisht përmes tenderave klientelistë dhe me flamur të kuq korrupsioni, por ka përfituar edhe leje për kulla, me të cilat dyshohet se pastron para.

Përmes kompanisë së ndërtimit Bami shpk, gjatë 10 viteve të fundit, Besnik Bami ka marrë i vetëm dhe në bashkëpunim mbi 70 milionë euro tendera publikë. Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, në llogarinë e kompanisë së ndërtimit Bami shpk kanë kaluar mbi 36 milionë euro para publike, produkt i kontratave me institucionet e shtetit shqiptar.

Rreth 80 % të tenderave të përfituara nga Bami janë shënjuar me flamurin e kuq të alarmit për shkak të mungesës së konkurrencës dhe diferencës së papërfillshme mes fondit limit dhe ofertës fituese, situacione false dhe duke ngritur dyshime të forta për manipulime dhe paracaktim të fituesit me pazar në tavolinë, duke ndarë paratë publike sipas roleve.

Mashtrimi me zbatimin e kontratave, situacione false, kontrata fiktive dhe prokurim parash, është një tjetër fenomen masiv i konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por edhe nga hetimet e SPAK-ut. Dosja e SPAK për tenderat e rrugëve të Shqipërisë ka ekspozuar mekanizimin korruptiv të ndarjes së parave publikë për klientët biznesmenë si plaçkë lufte.

Ndërkaq, paratë e përfituara me klientelizëm nga buxheti i shtetit biznesmeni Bami i ka investuar në pasuri të paluajtshme, sidomos në kulla, për të cilat Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngritur alarmin në raportet zyrtare si forma kryesore e pastrimit të parave.

Besnik Bami në dosjen e SPAK-ut për Ballukun

Biznesmeni Besnik Bami besohet se është perosazhi i famshëm në dosjen e SPAK-ut për Belinda Ballukun. Besnik Bami referohet me ‘BB’, iniciale të cilat kanë prodhuar shumë polemika dhe interpretime. Zonja Balluku i referohet ‘BB’-së me epitete të rënda, duke treguar se tenderat për biznesmenin janë imponuar nga një tjetër dorë, pa dëshirën e saj, me shumë gjasa nga kryeministri Edi Rama, i cili dyshohet se ka ndarë tenderat e mëdhenj edhe për Ram Gecin, Bashkim Ulajn, Pëllumb Salillarin etj.

Balluku: “I ke hapur ti? Epo një do ta marri ky super k.. Ia ka premtuar R”

Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po bb e kishte një të madhe, unë i ndava që të akomodonim sa më shumë”.

Në orën 18:11, Belinda Balluku: “S’më pëlqen fare qe une nuk di cfare ben ti”.

Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po kë të dojë”.

Në orën 18:18, Belinda Balluku: “Jo kë të dojë jo”.

Në orën 18:18, Evis Berberi: “Të vi në…”

Nga ky fragment, sado i shkurtër, del një dinamikë marrëdhënieje që shkon përtej komunikimit institucional normal dhe hyn në territorin e menaxhimit informal të parasë publike.

Shprehja e Evis Berberit: “bb kishte një të madhe, unë i ndava që të akomodonim sa më shumë” nuk është gjuhë teknike, as administrative. Është gjuhë pazari, që tregon se si ndahen fondet publike për klientët biznesmenë. Fjalë si “një të madhe”, “i ndava”, “të akomodonim” sugjerojnë një fond të përqendruar, i cili copëtohet qëllimisht, për shpërndarje sa më të gjerë interesash.

Kjo tregon se Bensik Bami ka marrë një tjender të madh dhe se tenderi tjetër duhet të ndahet. Reagimi i Belinda Ballukut: “S’më pëlqen fare që unë nuk di çfarë bën ti” nuk është reagim i një eprori që kërkon transparencë. Replika: “Jo kë të dojë jo” tregon dikë që pret të jetë në dijeni, jo për të ndaluar, por për të kontrolluar rrjedhën.

Nuk duket marrëdhënie as thjesht ministre–vartës, as thjesht politike. Është më afër një marrëdhënie bashkëmenaxhimi joligjor ku vendimet për paratë publike merren përmes koordinimit personal, jo procedurës. Këtu nuk flitet për gabime administrative, por si “ndahen” paratë publike, larg dokumenteve, larg konkurrencës, larg transparencës./ Prapaskena.com

Previous Post

Bisedat e Ballukut me Berberin, Rama e pranon: E kam bërë sa herë është nevoja

Next Post

Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme

Next Post
Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme

Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas dyerve të komisariatit

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas dyerve të komisariatit

October 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al