Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DW: Burgosja e Ekrem Imamoglu sulm ndaj demokracisë

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
DW: Burgosja e Ekrem Imamoglu sulm ndaj demokracisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Politikanë gjermanë dhe evropianë e kritikuan ashpër arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit dhe kërkojnë të shtohet presioni ndaj Erdoganit.

“Arrestimi i kryebashkiakut është thellësisht shqetësues”, deklaroi përpara gazetarëve në Bruksel presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Turqia duhet të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur.”

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e quajti arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu si dhe përkrahësve të tij si një “goditje për demokracinë në Turqi”. “Ne po shohim qartë se hapësira për politikanët opozitarë po bëhet gjithnjë e më e vogël”, tha ajo.

Presioni ndaj Erdoganit duhet të shtohet

Zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të Unionit në parlamentin gjerman, Bundestag, Jürgen Hardt (CDU), e kritikoi gjithashtu burgosjen e politikanit opozitar turk Ekrem Imamoglu. “Koha dhe konteksti politik i arrestimit” të shtyjnë të mendosh se një rivali politik i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan po “privohet nga të drejtat e tij demokratike”, tha Hardt për gazetën “Welt”. “Gjermania duhet ta bëjë të qartë se Erdogan ka bërë një hap tjetër drejt autokracisë dhe se kjo nuk mund të pranohet”.

Eksperti për politikën e jashtme të Partisë Të Gjelbrit, Max Lucks, kërkoi që Gjermania “ta vërë tani Erdoganin nën presion të dukshëm”. Është e rëndësishme të tregojmë “se të drejtat e njeriut dhe demokracia në Turqi nuk janë një çështje e vogël për ne,” tha ai për gazetën “Handelsblatt”. Lucks bëri thirrje për një ndalim të menjëhershëm të dërgimit të armëve në Turqi.

Po ashtu ai kërkoi që procedura për shkeljen e marrëveshjeve kundër Turqisë, e cila po zhvillohet në Këshillin e Evropës, “të përshpejtohet me të gjitha konsekuencat e mundshme dhe të lidhet ngushtë me marrëdhëniet politike dhe ekonomike të BE-së me Turqinë,” tha Lucks. Procedurat kanë nisur në dhjetor 2021 pas burgosjes së aktivistit të të drejtave civile Osman Kavala, i cili mbështeti protestat në Gezi.

Franca: Burgosja e Imamoglut “sulm ndaj demokracisë”

Arrestimi dhe burgimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu dhe liderëve të tjerë politikë “përbën një sulm serioz ndaj demokracisë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Francës .

Në deklaratë thuhet se Turqia, e cila udhëhiqet nga Rexhep Tajip Erdogani për më shumë se 20 vjet, ka premtuar se do të mbrojë të drejtat e figurave të opozitës.

Liria e shprehjes dhe e drejta për tubim paqësor janë gurët e themelit të shtetit të së drejtës, thuhet në deklaratë, duke nënvizuar se Turqia – si anëtare e Këshillit të Evropës dhe kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian – ka “marrë angazhime në këtë fushë”.

“Respektimi i këtyre angazhimeve është një element qendror i marrëdhënieve tona, si dhe i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës.

Përshkallëzim i goditjeve ndaj opozitës në Turqi

Amnesty International tha se arrestimi i Imamoglut shënoi një përshkallëzim të goditjeve ndaj opozitës në Turqi. “Ndërsa përdorimi i akuzave të paqarta për terrorizëm si armë kundër opozitës për të burgosur dhe ndjekur penalisht kundërshtarët nuk është e re, paraburgimet e fundit dhe kufizimet shoqëruese paraqesin një intensifikim alarmant të vënies në shënjestër të kritikëve realë apo të perceptuar”, tha Dinushka Disanayake, zëvendësdrejtore e Amnesty për Evropën./ DW

Previous Post

Fëmija ju pyet si ka ardhur në jetë dhe nuk dini t’i përgjigjeni? Sociologia jep këshillën për prindërit dhe mësuesit

Next Post

Vau i Dejës/ 68-vjeçari tenton të vrasë me armë bashkëshorten, më pas e dhunon dhe e godet me xham

Next Post
Vau i Dejës/ 68-vjeçari tenton të vrasë me armë bashkëshorten, më pas e dhunon dhe e godet me xham

Vau i Dejës/ 68-vjeçari tenton të vrasë me armë bashkëshorten, më pas e dhunon dhe e godet me xham

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Demokratët, fitore e dyfishtë në SHBA

Demokratët, fitore e dyfishtë në SHBA

November 4, 2026
Financat e Himarës nën lupën e KLSH-së, nga borxhet e papaguara te pasuritë pa inventar

Financat e Himarës nën lupën e KLSH-së, nga borxhet e papaguara te pasuritë pa inventar

November 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al