Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Kosovës për t’u marrë në pyetje lidhur me një hetim për keqpërdorim të dyshuar të detyrës zyrtare.
Sipas raportimeve, Aliu është paraqitur në ambientet e prokurorisë i shoqëruar nga avokati i tij. Hetimi lidhet me periudhën kur ai drejtonte ministrinë në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Aliu aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Portit të Durrësit. Ai ka qenë ministër deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqjen nga posti qeveritar.
Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi çështjen konkrete apo natyrën e dyshimeve për të cilat është marrë në pyetje ish-ministri.







