Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Drejtori i OST Dibër, Spartak Palamani me kompani private për shërbime në sektorin energjitik, çfarë fshihet pas veprimit të marsit 2023

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, Uncategorized
0
Drejtori i OST Dibër, Spartak Palamani me kompani private për shërbime në sektorin energjitik, çfarë fshihet pas veprimit të marsit 2023
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i OST Dibër Spartak Palamani me kompani private për shërbime në sektorin energjitik, çfarë fshihet pas veprimit të marsit 2023

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike është një ndër kompanitë shtetërore, e cila bën tenderë miliardash duke pasuruar deri më tani dhjetëra personazhe që kanë qenë në pozicione drejtuese.

Duke nisur që nga drejtori i Përgjithshëm i saj, i besuari i Belës, Skerdi Drenova, që mesa duket e ka marrë “me tapi”, me po kaq fanatizëm e ruajnë “drejtorllëkun” edhe përfaqësuesit e OST nëpër qarqe. Ata që rezistojnë më shumë, janë të preferuarit e shefave të mëdhenj.

Mirëpo, siç historia ka treguar se karrigia e pushtetit të deh, duke i bërë këta të fundit të kalojnë në delir, duke e menduar veten të paprekshëm, nisin e bëjnë edhe gabime duke menduar se askush nuk i sheh.

Gazeta Jonë konstaton se njëri prej drejtorëve të OST në qarqe, pikërisht ai i Dibrës, Spartak Palamani ka hapur një kompani private në emër të tij, e cila ka si objekt veprimtarie pikërisht shërbime që OST vetë tenderon nga kompani të tjera!

Mund të duket e çuditshme por diokumentet kështu thonë: Drejtori i OST Dibër, që mbulon Peshkopinë; Burrelin; Krujën, Mirditën; Milotin; Klosin, etj., Spartak Palamani është pronari kompanisë private “Electro Power Solution”.

Sipas të dhënave të siguaruara nga Gazeta Jonë, kompania është hapur në mars 2023 dhe ka si objekt veprimtarie “projektim, ndërtim, mirëmbajtje dhe konsulencë të linjave të TU, TL dhe TM. Projektim, ndërtim dhe mirëmbajtje të nënstacioneve. etj”

Me pak fjalë, kreu i OST Dibër Spartak Palamani synon që përmes kompanisë së tij të marrë tenderë që ofrohen kryesisht nga OST!!

Ka të dhëna se një pjesë e tenderëve të dhëna nga OST janë fituar në letra nga kompani të tjera dhe i janë dhënë kompanive të lidhura me drejtues të këtij sektori në këtë qark apo se punonjës të OST përdoren për të bërë punime të kompanive private, për të cilat do të flasim në vijim.

Për shkak edhe të largësisë nga Tirana, por edhe natyrës së administratës nëpër qarqe të largëta, veprimtaritë e jashtëligjshme bëhen thuajse hapur në Dibër ku njerëz në pozicione drejtuese marrin guximin të shkelin ligjin duke i besuar ndonjë personazhi të fortë politik.

Tags: Spartak Palamani
Previous Post

Koka apo masha e korrupsionit? BËMAT e ish-drejtoreshës Erinda Fino , të cilës SPAK i mori telefonin

Next Post

A do e takonte vrasësin e djalit? Babai i Martinit: Jam kaq i tronditur sa nuk e përballon dot truri

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al