Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in KRONIKE, KRYESORE
0
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Çështja e pronës ka qenë një nga temat më të përfolura në tre dekadat e fundit në Shqipëri dhe mbetet ende një problem i pazgjidhur, qoftë ky regjistrimi, apo grabitja e një prone deri në konflikte të mëtejshme për të njëjtin subjekt.

Pjesë e këtij trendi është edhe Ibrahim Metaliaj, një 88-vjeçar nga Dragobia e Tropojës, i cili prej më shumë së 14 vitesh endet dyerve të gjykatave për të rimarrë pronësinë e truallit të tij.
Sipas Metaliajt, tjetërsimi i pronës erdhi si pasojë e bashkëpunimit të të afërmit të tij dhe kryebashkiakut të Tropojës, Rehe Byberi, asokohe kryetar i komunës Margegaj, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.
Ndërkohë Rexhe Byberi, kryebashkiaku i Tropojës, është një emër i njohur në publik, pasi është gjetur fajtor nga SPAK për akuzën “Shpërdorim të detyrës” për dëme ndaj buxhetit të shtetit prej gati tre milion eurosh. Po ashtu, ai është denoncuar shpeshherë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shkelje në tendera, vlera e të cilave shkon në gati gjashtë milionë euro.
MARRJA E PRONËS
Lexo edhe:
Skandali me tenderat e AKSHI-t/ GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe 5 të tjerët
Siguria në shkolla e dështuar: Mbi 800 raste dhune, dhjetëra shantazhe, armë dhe drogë në ambientet arsimore

Historia e Ibrahimit zë fill në një nga zonat më historike në Shqipëri, vetëm 14 kilometra nga qyteti i Bajram Currit, në Grykën e Dragobisë, në një nga fshatrat e Malësisë së Tropojës, i cili njihet nga epika, lahuta dhe kullat trekatëshe, që dikur strehonte heronjtë legjendarë kombëtarë.
Sot, teksa turistët vizitojnë prurjen e natyrës unike të lumit Valbonë, në të vërtetë një tjetër prurje lumi rrjedh nëpër fshat: ajo e konfliktit dhe korrupsionit për pronën.
“Është neni 41 i Kushtetutës, i cili është neni bazë, themelor, që mbron pronën private dhe që patjetër e cilëson pronën private, si të paprekshme dhe të pacënueshme, gjë që vetëm kjo nuk duket të jetë në Shqipëri”, thotë për “Vetting”, avokate Anxhela Lame.
Ishte viti 1994, kur familja e Ibrahim Metaliajt doli përballë Gjykatës së Rrethit Tropojë dhe fitoi gjyqin e marrjes së truallit prej 5000 metrash katrorë. Për disa vite, ai e shfrytëzoi godinën si biznes, më pas për shkak të problemeve familjare, u detyrua ta mbyllte.
Megjithatë, në skenë del djali i xhaxhait i 88-vjeçarit, Zenun Metaliaj, i cili në vitin 2006 padit kushëririn e tij, Ibrahimin me pretendimin se nuk ka pjesëtuar pasurinë e sipërfaqes së përmendur mësipër dhe kërkonte “hakun” e tij. Ama, këtu ka një kleçkë: Zenuni i përkiste fshatit Llugaj dhe jo Dragobi ashtu si Ibrahimi.
“Unë nuk jam avokat, as prokuror, as gjyqtar, por kam dëgjuar sikur merr vendimi i gjykatës së formës së prerë është i padiskutueshëm, është mbyllur problem. Ai nuk ka as gjendje civile në Dragobi, as në kadastër në Tropojë. Atëhere si ka mundësi ai të ketë pronë në Dragobi për të shitur?”, rrëfen 88-vjeçari.
Në vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Tropojë përmendet se Komisioni i Tokës së fshatit Dragobi kishte vendosur me vendimin nr. 18, datë 05/11/1995, që kjo sipërfaqe të ndahej në dy pjesë, ku njëra pjesë t’i takonte Ibrahimit dhe tjetra Zenunit.
Pasi komisioni e ka pajisur me tapi toke Zenunin, po i njëjti komision nuk e ka marrë tapinë, që i kishte dhënë më parë Ibrahimit, duke bërë kështu që ky vendim të mos gjente zbatim.
Po ashtu, në atë kohë dëshmuan edhe komuna Margegaj, si dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tropojë. Ata argumentuan se ai truall është i zënë me objekte të ndërtuara para viteve 1990, të cilat ende deri në atë kohë, ishin të paprivatizuara dhe se mbi to vepronin ligjet e privatizimit të pronës shtetëtore.
Kështu, sipas tyre, trualli i zënë nga këto ndërtime, nuk është i regjistruar dhe rezulton pronë shteti, duke e rrëzuar padinë e Zenun Metaliajt dhe duke e cilësuar pjesëtimin e tokës si të padrejtë dhe të pabazuar në ligj.
Ndonëse ligji e rrëzoi, Zenuni nuk e la me kaq. Ai u shfaq përsëri në Dragobi rreth vitit 2007, së bashku me Rexh Byberin, i cili në atë kohë ishte kryetar i komunës dhe djalin e xhaxhait të këtij të fundit, Bashkim Byberi.
Më pas, në vitin 2008, sipas Ibrahim Metaliajt, ai njoftohet nga zyrtarë lokalë se Rexh Byberi ishte drejtuar për në Kadastrën e Kukësit me dokumente të falsifikuara, për të marrë pronën e tij.
“Jam takuar me shefin e kadastrës, z. Naim Tema, ish-Kadastrës së qarkut të Kukësit. Kam hyrë në zyrë, i thashë më jep kopjen e dokumentit, më tha “jo nuk ta jap. E kam në tavolinë por do t’ia kthej mbrapsht, se është pronë shtetërore, nuk lejohet t’ia japësh kujt, ajo pjesa në rrugë prej 3000 metrash””, rrëfen më tej 88-vjeçari.
Pas bisedës, Ibrahimi nisi të merrej me procedurat e denoncimit, në mënyrë që çdo gjë të ishte e dokumentuar dhe më vonë, bëri një kallëzim penal kundër kryetarit të asaj kohe të komunës, Rexhe Byberi.
Që në atë vit dokumentet e 88-vjeçarit, kallëzimi po ashtu, filluan rrugëtimin e tyre sa në Prokurorinë e Bajram Currit, në atë të Kukësit, ku përfunduan më vonë në Prokurorinë e Tropojës, për ta ndjekur penalisht Byberin, teksa çështja nisi të zvarritej.

Akuza të tjera i shtohen si “Shkatërrim i pronës”, si dhe “Falsifikim dokumentash”, si dhe ka akuzuar dhe Zenun Metaliajn për “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
“Në kam gjë tjetër për të thënë të kthehet prona ime, ajo është për mua. Kryetari i bashkisë, në qofte se është fajtor e di shteti, nëse jam unë fajtor, e di drejtësia, shteti. Për mua e bëfshin ministër se ai për të ruajtur, mund të ketë prona të tjera por nuk po e akuzoj se nuk e di”, thotë Ibrahim Metaliaj.
SHKELJET E TJERA
Emri aktual i kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhe Byberi del në qendër të vëmendjes edhe si përfitues i një ndërtimi të ri, që sipas burimeve nga terreni, po ndërtohet pa leje në sipërfaqen ngjitur me godinën e bashkisë.
Nëse kalon në atë zonë dhe sheh këtë subjekt, nuk vihet re asnjë tabelë paralajmëruese apo informuese se aty po punohet, cila kompani e ka marrë përsipër projektin, kush e ka kërkuar lejen, sa është financimi etj.
Kjo bie në kundërshtim me ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i cili kërkon të ketë transparencë dhe informacionet rreth ndërtimit të jenë në dispozicion për publikun.
Redaksia kërkoi informacione në lidhje me këtë godinë dhe Bashkia Tropojë u përgjigj se për momentin për këtë objekt është regjistruar një procedim penal dhe çështja ndodhet nën hetim, asnjë detaj tjetër.
Ndërkohë, më 9 shtator të vitit 2024, nga hetimet e kryera në atë kohë, ekzistonin dyshime se kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhe Byberi, në bashkëpunim me zv. kryetarin e asaj kohe, Abedin Kërrnaja, shpërdoruan detyrën e tyre, gjatë procesit për hapjen e rrugës “Stacion i Anijes Palçë-Guri i Lules”.
Kjo rrugë, me një gjatësi prej 3.2 kilometrash, ku 80% e së cilës, kalonte nëpër rrugë ekzistuese është bërë në kundërshtim me ligjin, duke shkaktuar një dëm prej 2.7 milionë eurosh në buxhetin e shtetit.
Në bazë të kësajt, SPAK i caktoi masën për arrest në shtëpi për Rexhe Byberin dhe bashkëpunëtorin e tij, nënkryetarin e bashkisë, Abedin Kërrnaja për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës”. Ama, vetëm një vit më vonë më 1 gusht, GjKKO vendosi shuarjen e masës së sigurimit të tyre, bazuar në kërkesën e dy të pandehurve, duke i caktuar masën “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë 10 ditë më vonë, deputeti i zgjedhur në Partinë Demokratike, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat denoncoi një rast tjetër korruptiv në Bashkinë e Tropojës, në lidhje me Byberin. Sipas tyre, vetëm një javë pasi lirimit të kryetarit nga arresti shtëpiak, Byberi favorizoi familjarët e tij në një procedurë tenderimi, duke krijuar kësht një konflikt interesi, në dëm të interesit publik por edhe në atë mjedisor.
Ndërkohë, duke u rikthyer pak në kohë, më 21 shtator 2021, në kundërshtim me ligjin, kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhe Byberi do të shpallte “Qytetar Nderi” në një restorant në Tiranë e jo në Bajram Curr, ish-zyrtarin e lartë Charles McGonigal.
Ky i fundit u dënua në shkurt të vitit 2024 nga Gjykata Federale e Uashingtonit me 28 muaj burg, “për shkelje të rëndësi të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollar që mori nga shqiptaro-amerikanët Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë.

GJETJET E KLSH-së

Shpesh auditet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë bërë thirrje rreth institucionit të Bashkisë së Tropojës, ku një prej tyre është dhe tenderi për shkollën “Asim Vokshi”, me fond limit 50 milionë lekë. Supozohej që me këto para në këtë gjimnaz, të ndërtoheshin terrene sportive dhe një palëstër.
KLSH kallëzoi më 11 nëntor 2021 nëntë zyrtarë të kësaj bashkie për këtë projekt, pasi ishte shkelur barazia e tenderave, duke u fituar pa të drejtë nga kompania “4 AM” e Ardit Metaliajt, pasi u skualifikuan dhe kompani të tjera të cilat kishin paraqitur oferta më të ulëta dhe plotësonin kriteret e kërkuara.
Ky projekt është propozuar nga Zyra Arsimore Tropojë vetëm përmes një relacioni të përgjithshëm, pa studim fizibiliteti, pa analizë funksionale dhe pa asnjë argument se ndërhyrja ishte prioritet emergjent në territor.
Ka qenë vetë kryetari i bashkisë, Rexh Byberi që ka miratuar projektin pa kërkuar asnjë dokument shtesë, duke pranuar një propozim të paplotë dhe duke e proceduar për financim nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve në kundërshtim me ligjin.
Një tjetër shkelje e kryebashkiakut të Tropojës është edhe projekti i rikonstruksionit të pesë segmenteve rrugore në fshatin Grin, Buljan, Cerrnikë dhe Tropojë. Ky projekt ka vlerën e katër milionë eurove, e cila edhe pse ka një shifër të madhe, në infrastrukturë nuk është hedhur ende as shtresa e asfaltbetonit, një përbërs ky mjaft thelbësor për jetëgjatësinë e investimit dhe sigurinë e qarkullimit.
Dhe jo vetëm. Ky veprim nuk është faturuar as nga kompanitë fituese të këtij projekte, “4 AM”, “FLORIDA” sh.p.k., dhe “VLLAZNIMI” sh.p.k.
Lënia e rrugës vetëm me binder e ekspozon të gjithë investimin ndaj dëmtimit të shpejtë dhe e kthen projektin në një rrezik të hapur financiar e teknik. Nga auditi vlerësohet se mungesa e kësaj shtrese ka një dëm ekonomik të mundshëm prej rreth 129 milionë lekësh, duke paralajmëruar se për hedhjen e tapetit në një moment të mëvonshëm do të kërkohet vendosja e një shtrese të re, e cila rrit shumë koston finale të investimit.
Përveç mungesës së shtresës së asfaltit, ka edhe mbifaturim për sinjalistikën rrugore. në terren janë gjetur më pak tabela nga ato që janë faturuar.
Madje punimet kanë kaluar përtej afateve, duke gjeneruar penalitete prej 4.9 milionë lekësh, të cilat Bashkia Tropojë nuk i ka aplikuar. Sipas auditit, kjo tregon tolerim të pajustifikuar në raport me kontraktorin.
Një amendament i datës 28 dhjetor 2021 është firmosur pasi afati i punimeve kishte përfunduar më herët, duke e bërë këtë akt të pavlefshëm ligjor dhe duke treguar shmangie të hapur nga procedurat ligjore.
Kjo praktikë e nënshkrimit të amendamenteve bie ndesh me kërkesat e ligjit dhe përgjegjësia i atribuohet drejtuesve të Bashkisë Tropojë.  Raporti i KLSH adreson në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjegjësinë e Kryetarit të Bashkisë Tropojë.
Theksohet po ashtu se delegimet janë kryer pa argumentim, pa dokumentim dhe pa respektim të kërkesave ligjore për formën, afatin dhe transparencën.
/Emisioni VETTING

 

Previous Post

Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet për disa viktima

Next Post

“Thirre atë plehrën”/ Carlo Bollino në përgjimet e Ballukut! Qindra miliona nga ARRSH-ja

Next Post
“Thirre atë plehrën”/ Carlo Bollino në përgjimet e Ballukut! Qindra miliona nga ARRSH-ja

“Thirre atë plehrën”/ Carlo Bollino në përgjimet e Ballukut! Qindra miliona nga ARRSH-ja

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al