Agron Tare, vëllai i trajnerit Igli Tare, është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se Agron Tare do të pyetet në SPAK për çështjen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Ish numri dy i qeverisë Rama akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, kërkesë e cila u rrëzua në Kuvend me votat e mazhorancës.







