Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një vit kur lindjet në Shqipëri vijuan të bien dhe vendi humbi sërish popullsi, raporti mes djemve dhe vajzave në lindje mbetet mbi nivelin që konsiderohet biologjikisht normal. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024 në Shqipëri lindën 12.094 djem dhe 11.216 vajza, ose 108 djem për çdo 100 vajza. Vetë raporti thekson se norma natyrale është 105.

Devijimi bëhet edhe më i fortë në lindjet e katërta e më tej. Sipas tabelës së INSTAT, në këtë kategori raporti arrin në 113 djem për 100 vajza, ndërsa edhe te lindja e parë dhe e tretë raporti mbetet mbi normalen biologjike.

Në të njëjtin raport, INSTAT evidenton se numri total i lindjeve në vend ra në 23.310 në vitin 2024, me 307 lindje më pak se një vit më parë. Indeksi sintetik i fekonditetit mbetet në 1.64 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit 2.1 që konsiderohet i nevojshëm për zëvendësimin natyral të popullsisë.

Raporti gjinor në lindje është një nga treguesit më të ndjekur nga organizatat ndërkombëtare, pasi në shumë vende devijimet e vazhdueshme mbi normën biologjike janë lidhur historikisht me preferencën për djemtë. Shqipëria është përmendur prej vitesh në analiza demografike ndërkombëtare si një nga vendet e Ballkanit ku ky raport ka qëndruar vazhdimisht mbi mesataren natyrale.

Marsida Simo, sociologe, thotë për Monitor se, në vende ku ky fenomen ka qenë i fortë, si Kina apo India, është parë se një pjesë e burrave mbeten jashtë krijimit të familjeve, duke ndikuar te lindshmëria, konsumi familjar dhe stabiliteti social. Sipas saj, për Shqipërinë kjo bëhet edhe më problematike sepse lidhet me dy kriza që po ndodhin paralelisht: rënien e lindjeve dhe emigracionin masiv të të rinjve.

Raporti i INSTAT vjen në një moment kur struktura demografike e vendit po ndryshon me shpejtësi. Popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.36 milionë banorë në fund të vitit 2024, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç vijon të rritet dhe emigracioni neto mbetet negativ për të dy gjinitë./Monitor

Tags: anomali në lindjedjemtë mbi normën natyralepopullsishqiperia
Previous Post

Dosja “Balluku”, vëllai i Igli Tares thirret në SPAK

Next Post

Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç me arsim 8-9-vjeçar, pengon produktivitetin

Next Post
Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç me arsim 8-9-vjeçar, pengon produktivitetin

Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç me arsim 8-9-vjeçar, pengon produktivitetin

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

October 19, 2026
Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al