Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dokumentet/ Si u pastruan rreth 600 mijë euro nga grupi kriminal, SPAK: Blenë 15 mijë m2 tokë nga Raiffeisen Bank

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dokumentet/ Si u pastruan rreth 600 mijë euro nga grupi kriminal, SPAK: Blenë 15 mijë m2 tokë nga Raiffeisen Bank
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur një skemë të dyshuar të qarkullimit të parave me burim kriminal, ku përfshihet blerja dhe rishitja e një prone me sipërfaqe mbi 15 mijë metra katrorë në Sallmone.

Sipas dosjes hetimore, në vitin 2023 shoqëria “Kryon.83” sh.p.k. rezulton të ketë pasur detyrime ndaj furnitorëve në vlerën e 78.4 milionë lekëve, ndërsa nga këqyrja e librave të blerjeve konstatohet se gjatë po atij viti ka realizuar blerje me vlerë totale 156.8 milionë lekë, shkruan InfoNews.al

Një nga transaksionet kryesore lidhet me Raiffeisen Bank, e cila, sipas një kontrate të datës 13 shtator 2023, i shiti shoqërisë “Kryon.83” një pasuri të llojit “arë” në zonën e Sallmones, me sipërfaqe 15,218 metra katrorë, kundrejt shumës 55 milionë lekë.

Vetëm tre muaj më vonë, më 28 dhjetor 2023, e njëjta pronë iu shit shoqërisë “Amar Logistic” sh.p.k., me përfaqësues ligjor shtetasin Edmond Shaba, për 58 milionë lekë, shkruan InfoNews.al

Sipas kontratës së administruar nga SPAK, pagesa nuk është kryer në mënyrë të drejtpërdrejtë. Vlera prej 56.5 milionë lekësh është shlyer përmes kompensimit të një huaje të marrë më 11 shtator 2023, vetëm dy ditë para blerjes së tokës nga banka. Ndërsa 1.5 milionë lekët e mbetura do të paguheshin në llogarinë noteriale.

 

Dokumentet tregojnë se shoqëria “Amar Logistic” i kishte dhënë hua “Kryon.83” shumën 55 milionë lekë, pa asnjë normë interesi dhe me afat shlyerjeje gjashtëmujor, deri më 11 mars 2024, shkruan InfoNews.al Në kontratë parashikohej se, në rast të mospagimit të huasë, prona në Sallmone do t’i kalonte në pronësi huadhënësit.

 

Sipas SPAK, nga verifikimet rezulton se kjo hua ka shërbyer de facto për financimin e blerjes së tokës nga Raiffeisen Bank, shkruan InfoNews.al. Prokuroria dyshon se fondet e përdorura kanë burim financiar të panjohur dhe dyshohet se rrjedhin nga aktivitet kriminal.

 

Në dosje thuhet gjithashtu se Edmond Shaba, përfaqësuesi ligjor i “Amar Logistic”, konsiderohet nga hetuesit si person i lidhur me Fadil Ballën, i cili është nën hetim nga SPAK për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

Këto transaksione janë pjesë e hetimit të SPAK për skemat e dyshuara të pastrimit të produkteve të veprës penale përmes investimeve dhe transaksioneve të pasurive të paluajtshme.

 

SPAK ka lëshuar masa sigurie ‘arrest me burg’ për dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama, në kuadër të operacionit që po zhvillohet për goditjen e grupit të strukturuar kriminal që drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku.

 

Pasuritë e sekuestruara të Erjon dhe Adrian Ramës

7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjenduar në llogaritë e Erjon dhe Adrian Rama

9 llogari bankare të Erjon Ramës

21 llogari bankare të Ardian Ramës

Një pasuri në Sallmone, Shijak dhe 58 mln lekë për shitjen e saj në llogaritë e Ardian Ramës

Tre llogari të kompanisë Kryeon.83 të Adrian Ramës

2 vila në Rolling Hills të Ardian Ramës

Truall në Sarandë

3 vila dhe dy apartamente në Jalë

Kompania Kryon.83 me seli në Tiranë dhe Prishtinë

Sqarim: Të dhënat e mësipërme bazohen në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe i përkasin fazës së hetimeve paraprake. Dyshimet e ngritura nga organi i akuzës nuk përbëjnë provë të fajësisë dhe do t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor. Çdo person i përfshirë në procedim gëzon prezumimin e pafajësisë deri në dhënien e një vendimi të formës së prerë nga gjykata.

 

Pjesë nga dosja e SPAK:

 

Në vitin 2023 konstatohet shoqëria “Kryon” sh.p.k., të ketë detyrime që lidhen me aktivitetin e shfrytëzimit operativ, pra furnitorët në shumën e konsiderueshme 78,442,504 lekë.

 

Nga këqyrja e librave të blerjeve të shoqërisë “Kryon” sh.p.k., rezulton që për vitin 2023 blerjet të kenë vlerën 156,879,033 lekë, ndër të cilat me peshë më të lartë janë blerjet si vijon: 1-Raiffeisen Bank sh.a. në shumën 55,000,000 lekë.

 

Me kontratë shitje pasuri e paluajtshme datë 13.09.2023 Raiffeisen Bank sh.a. i shet shoqërisë “Kryon.83” sh.p.k., pasurinë e llojit “arë”, Sallmone, me sipërfaqe 15,218 m2.

 

Këtë pasuri, Sallmone, me sipërfaqe 15,218 m2, shoqëria “Kryon.83” sh.p.k. ia shet më datë 28.12.2023 me kontratën të nënshkruar në zyrën noteriale të noteres M.Demollari shoqërisë “Amar Logistic” sh.p.k. me përfaqësues ligjor shtetasin E.Shaba.

 

Çmimi i shitjes së tokës arë është 58.000.000 lekë vlerë e cila është likujduar me shlyerjen e vlerës së huasë që pala shitëse ka ndaj palës blerëse sipas kontratës së huasë datë 11.09.2023 dhe Kontratë huaje me nr. 69, datë 11.09.2023.

 

Ne pamundësi pagese te huase se marre nga pala shitëse në shumën 56.500.000 lekë, pala shitëse do t’i kalojë në pronësi Tokën Arë të cituar më lart.

 

Pjesa e mbetur nga vlera e shitjes në shumën 1.500.000 lekë pala blerëse do ta paguajë në llogarinë online të tjetërsimit të noterës e shoqëruar me mandat bankar.

 

Bashkëlidhur kontratës gjendet vetëm kontrata e huasë datë 11.09.2023, ku shoqëria “Amar Logistic” sh.p.k. me përfaqësues ligjor shtetasin E.Shaba i ka dhënë hua shoqërisë “Kryon.83” sh.p.k. shumën 55,000,000 lekë.

 

Shoqëria “Amar Logistic” sh.p.k. do të kalojë në llogarinë bankare të shoqërisë “Kryon.83” sh.p.k. në një nga bankat e nivelit të dytë me të cilat operojnë shumën rreth 55,000,000 lekë.

 

Kontrata i ka efektet kohore 6 mujore deri në datën 11.03.2024. Shoqëria “Kryon.83” sh.p.k. nuk do të paguajë asnjë normë interesi të llogaritur mbi këtë hua.

 

Nga këqyrja e librave të shitjes së shoqërisë “Kryon.83” sh.p.k. rezulton të jetë lëshuar faturë shitje për shoqërinë “Amar Logistic” sh.p.k. më datë 28.12.2023.

 

Nga sa më sipër, rezulton që shuma e marrë hua nga shoqëria “Amar Logistic” sh.p.k. në vlerën 58.000.000 lekë në datën 11.09.2023 ka shërbyer “de fakto” për blerjen e pasurisë tokë arë në Sallmone, në datën 13.09.2023 nga Raiffeisen Bank sh.a. shumë e cila ka burim të panjohur financiar të dyshuar nga aktiviteti kriminal.

Spak thote se Shtetasi Edmond Shaba është lidhje e shtetasit Fadil Balla person nën hetim i dyshuar për trafik narkotikësh./INOFNEWS.AL

Tags: Banka Raiffeisengrup kriminalRaiffeisenspak
Previous Post

MESAZHET/ Kryebashkiaku i Himarës në dosjen “Aruba”, si u përgjua telefonata e Vangjel Tavos! Trafikantët plan për Gjirin e Gramës

Si ndodhi sherri në Bllok, Nadir Çausholli i CFO Pharma vuri një karikues elektrik…
AKTUALITET

Si ndodhi sherri në Bllok, Nadir Çausholli i CFO Pharma vuri një karikues elektrik…

by Redaktor Redaktor
July 6, 2026
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me konfliktin ku u përfshi pronari i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, Nadir...

Read moreDetails
Skandal në Fier/ Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre

Skandal në Fier/ Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre

July 7, 2026
Si po dështon sezoni turistik në Himarë! Vangjel Tavo doli edhe mbi qeverinë, shteti hesht

Si po dështon sezoni turistik në Himarë! Vangjel Tavo doli edhe mbi qeverinë, shteti hesht

July 6, 2026
Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

July 6, 2026
Dokumentet / Si i përfitoi Alaudin Malaj 46 mijë m2 tokë në Zvërnec pasi dha dy vendime në favor të Artur Shehut

Dokumentet / Si i përfitoi Alaudin Malaj 46 mijë m2 tokë në Zvërnec pasi dha dy vendime në favor të Artur Shehut

June 28, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dokumentet/ Si u pastruan rreth 600 mijë euro nga grupi kriminal, SPAK: Blenë 15 mijë m2 tokë nga Raiffeisen Bank

Dokumentet/ Si u pastruan rreth 600 mijë euro nga grupi kriminal, SPAK: Blenë 15 mijë m2 tokë nga Raiffeisen Bank

July 7, 2026
MESAZHET/ Kryebashkiaku i Himarës në dosjen “Aruba”, si u përgjua telefonata e Vangjel Tavos! Trafikantët plan për Gjirin e Gramës

MESAZHET/ Kryebashkiaku i Himarës në dosjen “Aruba”, si u përgjua telefonata e Vangjel Tavos! Trafikantët plan për Gjirin e Gramës

July 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al