Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dita e 10 e grevës së naftëtarëve në Marinzë: Gati të rrezikojmë edhe jetën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Dita e 10 e grevës së naftëtarëve në Marinzë: Gati të rrezikojmë edhe jetën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dita e 10-të e grevës së naftëtarëve në Marinzë ka filluar me një tubim para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum ku me pankarta në duar kanë shprehur vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre.

Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur Dritan Shahu, gjatë këtij tubimi përfaqësues të kompanisë kanë fotografuar e filmuar punonjësit, një formë presioni që është ndjekur si taktikë nga ata edhe gjatë tubimeve të mëparshme.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e 10 anëtarëve të këshillit sindikal të cilët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë pa afat, përkeqësohet nga dita në ditë.

Sotiraq Dano, dhe Dorjan Dylmishi pohojnë se janë të vendosur të rrezikojnë edhe jetën e tyre, për të mos u tërhequr nga kauza e tyre ndërsa shprehin keqardhjen që fusha naftëmbajtëse është pa mbikëqyrjen e tyre.

“Inxhinierë, por të mjerë”- kështu jemi ne thonë inxhinierët e rinj Valter Nukaj, dhe Arti Barjami, të cilët prej vitesh nuk njohin rritje page. “Kryeministri thotë që punë ka, por profesionistë jo. Ne ja ku jemi, le të na vlerësojnë” thonë ata njëzëri.

E ndërsa kompania nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete, naftëtarët ende nuk kanë asnjë përgjigje as nga Kryeministri Rama e as nga Ministria përkatëse.

Previous Post

SPAK regjistron si person nën hetim Ballukun, kontrolle në dy banesat e bashkëpunëtoreve të saj dhe në një zyrë

Next Post

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Next Post
Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SHIFRAT/ Si Kredo.al po zhvat familjet shqiptare! Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

SHIFRAT/ Si Kredo.al po zhvat familjet shqiptare! Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

September 10, 2026
Sherri me kamarierin për pak sa nuk u kthye në tragjedi, 3 persona të armatosur hyjnë në lokal

Sherri me kamarierin për pak sa nuk u kthye në tragjedi, 3 persona të armatosur hyjnë në lokal

September 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al