Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Diella” dhe AKSHI lënë në baltë bizneset! Ekonomistët: Shërbimet e e-Albania, një makth

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Diella” dhe AKSHI lënë në baltë bizneset! Ekonomistët: Shërbimet e e-Albania, një makth
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Futesh, sheh një gjë që rrotullohet dhe kaq. E pyet atë Diellën, ca ka kjo gjëja që nuk punon nuk të kthen përgjigje për këtë”, tha financieri Armando Vrushi.

Ky është stresi i përditshëm i mijëra ekonomistëve, financierëve e kontabilistëve të punësuar nga dhjetëra mijëra biznese për të deklaruar aktivitetin e tyre në shërbimet e-Albania.

Janë nën presionin e afateve për dorëzimin e bilanceve të vitit 2025 dhe nuk arrijnë të shohin faturat. Çdo vonesë ka prapa një faturë të kripur, që e paguan biznesi, ndonëse faji është i sistemit që menaxhohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

“Një minutë vonesë ndëshkohet. Nëse t’i dorëzon në QKB pasqyrat financiare në datën 1 në orën 00.01 e ke 60 mijë lekë të reja gjobën. Ndërkohë, deri në atë minutë ti ke qenë duke luftuar me sistemin punon, nuk punon, e mori se mori, u ngarkua, nuk u ngarkua dokumenti”, shtoi Armando Vrushi.

Platforma Self Care, e sistemit të faturave ka disa kohë, që në pjesën më të madhe të ditës del jashtë funksionit, duke sjellë vështirësi dhe ngarkesë, aq sa përdoruesit detyrohen të bëjnë roje, për të kapur momente kur mund të arrijnë të punojnë në faqe.

“Është shumë problematike, faktori i parë është stresi. Puna e ekonomistit është periodike dhe sistematike, por ka edhe momentet e veta ato të raportimit kur ti je duke zbatuar detyrimet ligjore, sidomos për një ekonomist që është i angazhuar jo vetëm ne kompaninë e vet ku punon, e ka edhe si biznes që t’ju shërbejë shumë klientëve, i shtohet edhe stresi i pamundësisë për të kryer punën”, shtoi më tej ai.

Të ndodhur në këto kushte, bizneset dhe ekonomistët kanë vetëm një kërkesë që po ia adresojnë çdo ditë AKSHI-t në forma të ndryshme të komunikimit me këtë institucion, të përfshirë prej disa muajsh në një skandal tenderash, që po hetohet nga SPAK.

“Ajo që ne duam është të stabilizohet dhe të fillojë të punojë, në kuptimin më të thjeshtë”, u shpreh më tej ai.

Prej të paktën tre muajsh platforma self care e tatimeve, por edhe shërbimet e tjera të portalit e-Albania kanë pasur probleme të vazhdueshme me aksesimin.

AKSHI vazhdoj të deklarojë se shërbimet janë funksionale dhe se probleme ka vetëm kur ka ngarkesë. Por në një shtet si Shqipëria, që ofron mbi 1 mijë e 200 shërbime online, një numër rekord ky, duke mbuluar 95 % të të gjitha shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset, ngarkesa në e-Albania është e përditshme./ Tv Klan

Previous Post

Ekspertët: Këmbësorët dhe parkimet, shkak për aksidente

Next Post

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Next Post
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“2500 €, tre gjoba”/ Protestuesit ironizojnë efektivët për shpërblimin e Ramës

“2500 €, tre gjoba”/ Protestuesit ironizojnë efektivët për shpërblimin e Ramës

November 7, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al