Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet pas rreth dy javësh kërkime në zonën e fshatit Cerrujë.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë ekzaminimit fillestar të trupit është konstatuar një dëmtim tejshpues në pjesën e pasme të kokës, që ngre dyshimet se viktima mund të jetë qëlluar me armë zjarri.
Për të sqaruar shkakun e saktë të vdekjes, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen ekspertizat e nevojshme.
Viktima u identifikua nga familjarët pasi policia arriti të lokalizonte trupin me ndihmën e dronëve në një zonë të izoluar të Cerrujës.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se në momentin e gjetjes trupi ishte në një fazë të avancuar dekompozimi.








