Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Detaje nga tragjedia me 3 viktima në Shkodër, zbardhet dëshmia e babait

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Detaje nga tragjedia me 3 viktima në Shkodër, zbardhet dëshmia e babait
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tragjike e një dite më parë ku nëna me dy fëmijët e saj u dogjën brenda banesës së braktisur në fshatin Domen të Postribës në Shkodër.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tre trupat e viktimave janë gjetur shumë afër njëri-tjetrit të shkrumbuar nga flakët. Në momentin kur ka rënë zjarri mendohet se nëna ka mbrojtur fëmijët e saj dhe nuk ka arritur që të dalë jashtë. Djali i vogël 1 vjeçar u gjet në duart e nënës së tij ndërsa fëmija tjetër në afërsi.

Policia dhe efektivët zjarrëfikës si provë në këtë ngjarje që deri më tani cilësohet si aksidentale, kanë gjetur edhe një copë mbetje të një bombole të vogël gazi, petrogaz që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Bashkë me bombolën e vogël, grupi hetimor ka konstatuar edhe sustën e shtratit që ndodhej brenda asaj shtëpie ndërsa gjithçka tjetër është shkrumbuar nga flakët.

Ndërkohë jashtë shtëpisë ndodheshin çantat me të cilat kishin shkuar familja Çelaj në shtëpinë e tyre të vjetër. Këto prova materiale që janë gjetur do të dërgohen në Tiranë për ekspertim për të patur një përgjigje më pas që do t’i shërbejë këtij hetimi.

Babai i fëmijëve dhe bashkëshorti i 24 vjeçares që u dogjën brenda, ka deklaruar se me vete kanë patur edhe një shishe benzine që e kishin marrë për të bërë disa riparime dhe pastrime dhe se ju duhej.

Ai ka deklaruar se është ulur tek një market për të blerë disa gjëra për familjen dhe kur nuk ndodhej aty, shtëpia ka marrë flakë duke bërë që nëna me dy të miturit të digjen brenda.

Dyshimi kryesor deri më tani që ka grupi hetimor është se nëna mund të ketë tentuar për të ndezur bombolën e gazit për të gatuar dhe në atë moment si shkak i rrjedhjes së gazit mund të ketë patur eksplozion. Po ashtu ekziston mundësia që dy fëmijët e vegjël mund të kenë qenë në gjumë në momentin kur ra zjarri.

Fakti që aty nuk ndodhej askush tjetër dhe se shtëpia nuk ka banesa të tjera përreth ka bërë që zjarri të konstatohet jo në kohën e duhur duke bërë që tre viktimat të humbin jetën.

Mungesa e një njoftimi në kohën e duhur dhe terreni i thyer malor kanë qenë fatal në këtë ngjarje të rëndë.

Familja Çelaj jetonte në Gjermani dhe ishin të pajisur me dokumente gjermane dhe kishin ardhur disa ditë më parë për pushime.

Ata menduan të shkojnë tek banesa e vjetër për ta pastruar dhe për të qëndruar disa orë aty por e gjitha u kthye në një tragjedi që tronditi opinionin.

Tags: shkoderviktime
Previous Post

ECDC ngre alarmin: Valët e të nxehtit në Evropë po nxisin sëmundjet infektive

Next Post

Publikohet kalendari, ja datat e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2026

Next Post
Publikohet kalendari, ja datat e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2026

Publikohet kalendari, ja datat e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2026

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

October 31, 2026
Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al