Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Rajoni

Dëshmia e Murselit, reagon këshilltari i Pacollit: A kanë shpjegim shpifësit tani?

Editor by Editor
in Rajoni
0
Dëshmia e Murselit, reagon këshilltari i Pacollit: A kanë shpjegim shpifësit tani?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Jetlir Zyberaj, këshilltari i kreut të AKR-së Behgjet Pacollit, ka reaguar pas publikimit në media të dëshmisë së Naim Murselit, lidhur me motivet që e çuan në vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj.

Zyberaj shkruan përmes një postimi në facebook se dëshmia tregoi qartë dhe hodhi poshtë pretendimet e të gjithë analistëve dhe gazetarëve që ngrinin pikëpyetje mbi përfshirjen e Pacollit në ngjarje.

Ai shtoi se analistë të caktuar, të kthyer në mercenarë tentuan të bënin pis figurën e kreut të AKR-së.

“Shpifjet, shantazhet dhe të pavërtetat dashakeqe të krijuara nga një gjuhë mercenare e qëllimshme duhet të luftohen vazhdimisht.

Analistë pa kredo profesionale kanë projektuar rrëfime të paqena ndaj Presidentit Behgjet Pacolli pas vrasjes mizore të Liridona Adeamjt.

Arian Curri, një i ashtuquajtur analist, që thirrej në burime të prokurorisë por edhe Grida Duma qe e arsyetonte dhe mbronte këtë shpifës a kanë ndonjë shpjegim tash? Sepse pas publikimit të dosjes nga gazetari Vehbi Kajtazi, po del që të gjitha thirrjet e Currit në burime brenda prokurorisë ishin shpifje dhe skemë e mirëmenduar.

Arjan Curri i ngjason shumë një monstrumi si Naim Murseli. Të perbashkët e kanë planifikimin. Përderisa Murseli planifikoi vrasjes mizore të gruas së tij, Curri planifikoi dëmtimin e imazhit të Pacollit nëpërmjet një skeme të mirëmenduar. Madje thirrej në burime të prokurorisë së Kosovës.

Eleminimi i skemave të shantazhit dhe shpifjes është kusht i domosdoshëm profesional, që nuk duhen toleruar asnjëherë dhe kurrë”, shkruan ai.

Naim Murseli deklaroi në dëshminë e tij, se vrasja ishte planifikuar prej tij pas mosmarrëveshjeve në çift, të cilat kishin lindur pas disa mesazheve që i ishin dërguar Liridonës dhe një  tradhtie nga ana e saj.

“Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS me një të afërt. Këto SMS ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolli ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshortja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty.

Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshort të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur”.

Previous Post

Vajza 9-vjeçare mori guximin dhe theu heshtjen, policisë ai i tha se bashkëshortja fliste me…!

Next Post

Trekëndësh dashurie? Romeo i jep fund dyshimeve: Rikja nuk…

Next Post
Trekëndësh dashurie? Romeo i jep fund dyshimeve: Rikja nuk…

Trekëndësh dashurie? Romeo i jep fund dyshimeve: Rikja nuk...

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al