Pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është depozituar sot një kallëzim penal 22-faqësh, i cili shënjestron drejtuesit më të lartë të shtetit dhe Policisë së Shtetit.
Kallëzimi përfshin Kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun e Beratit Ervin Demo, zyrtarë të lartë të policisë si Skënder Hitaj e Sokol Bizhga, si dhe të gjithë drejtuesit e Policisë Vendore në 12 qarqet e vendit. Gjithashtu, në dokument janë përfshirë drejtues të strukturave operacionale, punonjës policie me uniformë dhe efektivë me rroba civile, të cilët akuzohen se kanë funksionuar si një “grup i strukturuar kriminal”.








