Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës, duke dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.
Në reagimin e tij, Delegacioni i BE-së u ka bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune, duke theksuar se dhuna nuk ka vend në demokraci.
“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci.
Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.
Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, deklaron delegacioni.








