Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Del në gjyq grupi i trafikut të kokainës në Mal të Zi, mes tyre shqiptari

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Del në gjyq grupi i trafikut të kokainës në Mal të Zi, mes tyre shqiptari
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përveç 5 aplikacioneve të zbërthyera nga policitë europiane në bashkëpunim me Europol, të dhënat e dala nga një tjetër aplikacion po furnizojnë agjencitë ligjzbatuese. Bëhet fjalë për mesazhet e shkëmbyera në aplikacionin “ANOM”, i krijuar nga FBI, duke çuar në grackë mijëra përdorues.

Në Mal të Zi ka nisur procesi ndaj një grupi të trafikut të drogës midis Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Austrisë dhe Holandës. Mes 11 të akuzuarve është edhe shqiptari i kërkuar Nikolin Pepaj, ndërsa të tjerët janë Milan R. Jankovic nga Tivari, Toni N. Junčaj nga Tuza, Darko T. Vukçevic nga Podgorica, Bozhidar T. Vukçevic nga Golubovaci, Sllađan R. Gjinoviq me vendbanim në Zetë, Spasoje A. Zlaticanin me vendbanim, Alen M. Đoljević, me banim në Tuz, Filip Gj. Krstonijevic nga Podgorica, Milan S. Milović me vendbanim në Sutomore, Anton Š. Ljucđonaj me vendbanim në Tuz. Nikolin Pepaj akuzohet si bashkëkryerës në veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave.

Në seancën paraprake, janë shpallur të pavlefshme disa dokumente të dorëzuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për autoritetet malazeze, përfshirë edhe disa komunikime në shqip.

Në vendim thuhet se nga shkresa e lëndës janë nxjerrë prova juridikisht të pavlefshme: “Flash memorie USB që përmban komunikime nga aplikacioni i koduar “Anom” 23.512 skedarë me përmasa 21.2 GB, të cilat janë dorëzuar me shkresën e Departamentit të Drejtësisë së SHBA të datës 28.06.2022, të cilat janë dorëzuar me bashkëngjitje në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Shtetit të datës 20.04.2022.

Përkthimi i komunikimit të veçantë në platformën “ANOM” nga shqip në gjuhën malazeze, i cili është bërë ndërmjet përdoruesve “Ëoulditp” dhe “Hislungs”.

Shënime zyrtare të Drejtorisë së Policisë për identifikimin e përdoruesve të aplikacionit “ANOM” Darko Vukçevic, Bozhidar Vukçevic, Spasoj Zlatiçanin, Milan Milovic, Filip Krstonijevic, Alen Doljevic, Toni Junçaj.

Sipas formës së prerë të këtij vendimi, provat e veçuara do të mbyllen në zarf të posaçëm dhe do t’i jepen për ruajtje gjyqtarit hetues të kësaj gjykate, të ndara nga dosjet e tjera dhe nuk mund të shikohen apo përdoren në procedurë”, thuhet në vendim.

Previous Post

Do të ekzekutonte të fortin e Vlorës, SPAK çon për gjykim dosjen e Amarildo Nikollit

Next Post

Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO do e shpallë vendimin më 19 dhjetor

Next Post
Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO do e shpallë vendimin më 19 dhjetor

Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO do e shpallë vendimin më 19 dhjetor

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al