Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dalin detaje nga e shkuara e autorit, kryeplaku: Ishte person problematik në zonë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Dalin detaje nga e shkuara e autorit, kryeplaku: Ishte person problematik në zonë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit të përfshirë në ngjarjen tragjike të Lozhanit të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli.

Dokumentet e hetimit të vitit 2015 tregojnë se Braçellari ishte një person i njohur për autoritetet dhe banorët e zonës. Në dëshminë e tij para prokurorisë, kryeplaku i fshatit Lozhan, Sabri Braçellari, ka deklaruar se marrëdhëniet me familjen e të dyshuarit nuk kanë qenë të mira dhe se ata banonin në një prej shtëpive të braktisura të zonës.

Sipas dëshmisë, familja e Braçellarit ishte rikthyer në fshat pas një periudhe qëndrimi në Vlorë, ndërsa banorët e lagjes shfrytëzonin shpesh banesat e lëna bosh nga familjet që ishin larguar drejt qyteteve.

Kryeplaku kujton gjithashtu një operacion policor të zhvilluar në shtator të vitit 2015, kur forcat e policisë kryen kontrolle të shumta në zonë në kuadër të një hetimi për lëndë narkotike. Ai ka treguar se ishte thirrur nga inspektori i zonës për t’u treguar efektivëve banesat ku do të kryheshin kontrollet, ndërsa operacioni zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

“Unë banoj në Lozhan, i pandehuri banon në Vlorë. Prindërit e tij prej rreth një viti e gjysmë janë kthyer në Lozhan. Ata po banojnë te shtëpia e Eduart Braçellarit, që është djali i Mit’hatit. Banesa e Mit’hatit është 50-70 m larg banesës së Shefqet Braçellarit. Babai i të pandehurit është invalid, e shoqja i shërben. Më parë mbanin bagëti, kishin një çoban të punësuar.

Unë nuk kam patur marrëdhënie të mira me ta. Shtëpitë në atë lagje janë të braktisura dhe kush t’i dojë i shfrytëzon. Në shtator 2015 nuk e kujtoj nëse ka qenë në fshat Violandi. Në muajin shtator 2015, gjatë asaj periudhe, e kam parë shumë rrallë Violandin.

Ditën që erdhi policia, më ka telefonuar inspektori i zonës dhe më kërkoi t’i tregoja shtëpinë e Luan Braçellarit, ku policia qëndroi deri rreth orës 03:00. Isha unë dhe 5-6 policë. I ati ishte brenda, pasi është invalid. Policia kontrolloi në disa banesa. Shefi i antidrogës solli ca mbetje të lëndës narkotike; ishte vetë kur i kontrolloi. Është mbajtur edhe procesverbal, ku unë kam firmosur.

Nuk di të jetë gjetur ndonjë send ngrohës te banesa e Mit’hatit, ku rrinë prindërit e të pandehurit. Shefi i antidrogës, Besnik Qevani, ka kontrolluar 4-5 banesa vetëm në prani të policëve. Unë nuk isha prezent, as babai i të pandehurit. Shefi erdhi aty dhe tha: “Unë gjeta këtë në shtëpinë e Shefqet Braçellarit” (pak mbetje hashashi). Kontrolli u bë 3 ditë rresht. I pandehuri atë ditë nuk ishte në fshat”, shprehej kryeplaku.

Tags: efektivi Enea MekolliVioland Braçellari
Previous Post

SPAK fut në sekuestro vilën e Ballukut në Dhërmi, dyshime për ryshfet 145 mijë euro

Next Post

Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat

Next Post
Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat

Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

September 4, 2026
Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al