Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Cilësia e transportit publik, Tirana e parafundit në Europë, na e kalon vetëm…

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Cilësia e transportit publik, Tirana e parafundit në Europë, na e kalon vetëm…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Për transportin më të keq publik në Europë, Tiranës ia kalon vetëm Roma, por ndryshe nga kjo e fundit, ne nuk kemi as metro, tramvaje apo trena urbanë.

Pra ndërsa banorët dhe turistët në kryeqytetin italian kanë mundësi zgjedhje kur autobusët vonojnë, në Tiranë përveç transportit publik, mund të përdorësh taksi me kosto të larta, ose të zgjedhësh të ecësh më këmbë.

Anketa e Komisionit Europian për Cilësinë e Jetës në Qytetet Europiane u kërkoi mbi 71,000 personave në 83 qytete të vlerësonin sistemet e tyre të transportit bazuar në pesë faktorë kryesorë: përballueshmërinë, sigurinë, lehtësinë e përdorimit, frekuencën dhe besueshmërinë.

Transporti publik luan një rol të madh në nivelin e kënaqësisë që njerëzit ndiejnë me jetën e tyre në një qytet. Ndërsa disa kryeqytete shkëlqejnë, të tjera mbeten pas, duke treguar një ndarje të theksuar në mënyrën se si transporti publik u shërben banorëve në gjithë Europën, shkruan MSN.

Sipas anketës, vetëm 29% e qytetarëve në Romë janë të kënaqur me transportin publik. Sistemi i metrosë së Romës është i kufizuar për një kryeqytet, me vetëm tre linja. Ndërsa transporti tokësor (makina, autobusë, trena) shpesh vonohet për shkak të trafikut dhe grevave, duke ndikuar në këtë nivel të ulët kënaqësie.

Roma ka disa lloje transporti publik, përfshirë metronë, autobusët, tramvajin dhe trenat urbanë/rajonalë. Këto së bashku mbulojnë pjesën më të madhe të qytetit dhe përdoren për lëvizje të përditshme nga banorët dhe turistët.

Edhe në kryeqytetin shqiptar, vetëm 29% je qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.

“Tirana nuk ka shërbim metroje apo tramvaji dhe sistemi ekzistues i autobusëve është shpesh i mbipopulluar dhe i vështirë për t’u orientuar. Zhvillimi i infrastrukturës është shumë i nevojshëm”.

Sipas Eurostat, Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të lartë të autobusëve për frymë në Europë, por kjo nuk është shenjë e një transporti publik të zhvilluar, por mungesë e alternativave të tjera të transportit publik. Kur vjen puna te rinovimi i flotës, Shqipëria mbetet nën mesataren e Bashkimit Europian, duke e bërë modernizimin e autobusëve një nevojë të domosdoshme.

Sipas Eurostat nga 8 886 autobusë urbanë, autobusë ndërqytetas dhe elektrikë gjithsej në vitin 2024, vetëm 432 janë mjete të reja, që përfaqësojnë rreth 4.9% të flotës, nën mesataren e BE-së prej 5.1%.

Për të përmbyllur top 5 kryeqytetet me transportin më të keq në Europë, pas Tiranës, renditet Podgorica, Beogradi dhe Nikozia.

Në Podgoricë vetëm 37% e qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.

Kryeqyteti i Malit të Zi nuk ka sistem hekurudhor urban dhe vetëm një rrjet të vogël e jo të rregullt autobusësh. Edhe pse shërbehet nga trenat ndërqytetës, përdorimi i transportit publik lokal është minimal, pasi shumica e banorëve zgjedhin të ecin në këmbë ose të përdorin makinën.

Në kryeqytetin serb, në Beograd dhe në Nikozia, kryeqytetin e Qipros kënaqësia arrin ë nivelin 44%.

“Beogradi ka një sistem të gjerë autobusësh dhe tramvaji, por ai është i vjetruar dhe qyteti nuk ka metro. Metroja e planifikuar prej kohësh është ende në fazat e hershme të ndërtimit”.

“Nikozia nuk ka sistem tramvaji apo metroje dhe mbështetet plotësisht te autobusët. Shërbimi është i kufizuar dhe pronësia e lartë e makinave ndikon në nivelin e përgjithshëm të kënaqësisë”.

Qytetarët e cilit kryeqytet në Europë janë më të kënaqur me transportin publik?

Vjenë, Austri: 91%

Transporti publik i Vjenës njihet për përpikërinë, pastërtinë dhe integrimin e mirë. U-Bahn (metroja), tramvajet dhe autobusët janë të përballueshëm dhe të lidhur mirë me njëri-tjetrin, duke e bërë të lehtë lëvizjen në mënyrë efikase në kryeqytetin austriak./  Monitor

Previous Post

Mos harroni çadrat me vete, moti për sot

Next Post

Politika përballë drejtësisë: Kush është përgjegjës për numrin e lartë të paraburgimeve?

Next Post
Politika përballë drejtësisë: Kush është përgjegjës për numrin e lartë të paraburgimeve?

Politika përballë drejtësisë: Kush është përgjegjës për numrin e lartë të paraburgimeve?

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al