Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në zonën e Shkozetit.
Trupi i pajetë është konstatuar pranë godinës së Gjykatës Civile, në ambientet e ish-Gjykatës së Apelit.
Policia bën me dije se viktima është identifikuar me inicialet E. G., 38 vjeç, banues në zonën e Plazhit. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ai vuante nga një sëmundje kronike.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekspertizës mjeko-ligjore.







