Thursday, June 12, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Çfarë tha shqiptari pasi vrau gruan, nënë e 4 fëmijëve?! Shpresoj që…

Editor by Editor
October 31, 2023
in KRONIKE
0
Çfarë tha shqiptari pasi vrau gruan, nënë e 4 fëmijëve?! Shpresoj që…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Shpresoj që Allahu të më falë”, këto janë fjalët që 41-vjeçari shqiptar Selami Bode tha pasi vrau bashkëshorten e tij Etleva Bode (Kanolja).

31-vjeçarja shqiptare pas gati dy ditësh në koma të thellë, ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës e shtruar në reanimacionin e spitalit San Paolo në Savona, Itali. Ajo la jetimë katër fëmijë të moshës 5 deri në 13 vjeç.

Ditën e djeshme Selami Bode duhej të merrej në pyetje në burgun e Marasit, ku po mbahet për akuzën e vrasjes së rëndë për shkaqe të parëndësishme dhe për faktin se vepra është kryer ndaj bashkëshortes së tij. Megjithatë, kjo nuk ishte e mundur pasi burri është në fakt në izolim mjekësor për shkak të dyshimit për tuberkuloz.

Ndërkohë hetimet e koordinuara nga prokurori publik po ecin përpara, duke kërkuar elemente të reja për të gërmuar në jetën e çiftit.

Prokurori kërkon të dijë nëse ka pasur akte dhune në të kaluarën, para se të ndodhte vrasja. Sipas elementeve të para që dalin nga dokumentet, elementi fetar mund të ketë një rol në motivin e krimit.

41-vjeçari shqiptar i cili ishte i besimit mysliman, cilësohej si një njeri shumë i ashpër, afër formave të radikalizmit. Ai ishte vizitor i rregullt në xhaminë e Savonës, ndërsa gruaja e tij vishte gjithmonë fustane të gjatë dhe në shumë raste mbulonte edhe kokën dhe shpatullat me shami. Ajo ishte shtëpiake që dilte vetëm me të dhe me katër fëmijët e saj, për të cilët kujdesej çdo ditë. Edhe përdorimi i celularit pas një kohe të caktuar ishte i ndaluar.

Mbrëmjen në të cilën ndodhi krimi, Selami Bode dhe gruaja e tij ishin grindur: më pas gruaja ishte mbyllur në dhomën e saj për të bërë një telefonatë. Burri, duke dëgjuar zërin, hapi derën dhe i vuri duart në qafë derisa e mbyti.

Kur e pa në tokë, i frikësuar, thirri për ndihmë. Tetëdhjetë minuta u deshën për ta ringjallur gruan, ajo filloi të merrte përsëri frymë, por dëmi i pësuar ishte shumë i madh. Pas gati dy ditësh në koma ajo vdiq.

Previous Post

Shifrat premteuse/ Laçi e di mirë si zbuten “demat” e Partizanit

Next Post

Dinamo e vendit të fundit vetëm 3 pikë larg Tiranës

Next Post
Dinamo e vendit të fundit vetëm 3 pikë larg Tiranës

Dinamo e vendit të fundit vetëm 3 pikë larg Tiranës

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tentoi të shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

Tentoi të shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

June 12, 2025
Tension para FSHF, Gent Progni vendos flamuj të UÇK-së

Tension para FSHF, Gent Progni vendos flamuj të UÇK-së

June 12, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al