Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Call center-at te Liqeni i Thatë, gjurma që të çon te Flladi Malaj

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Call center-at te Liqeni i Thatë, gjurma që të çon te Flladi Malaj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Operacioni i koduar “End Point”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës pas sinjalizimit të autoriteteve austriake për mashtrimin e qindra qytetarëve, çoi në goditjen e dy call centerave që vepronin në zonën e Liqenit të Thatë.

Në njërin prej tyre u arrestuan administratorët Marjo Kolli dhe Bjorn Kareco, emra të njohur për organet ligjzbatuese pasi rezultojnë të arrestuar edhe më 22 shtator 2023 gjatë operacionit “Momentum”. Sipas hulumtimeve të publikuar, dy të rinjtë konsiderohen si administratorë formalë, ndërsa pronari faktik i aktivitetit dyshohet të jetë biznesmeni Flladi Malaj, i njohur prej më shumë se 15 vitesh në industrinë e call centerave në Tiranë.

Lidhja mes operacionit të vitit 2023 dhe goditjes së fundit përforcohet edhe nga emri “Momentum”, i përdorur nga Policia e Shtetit për operacionin e mëparshëm, por që përkon edhe me emërtimin e grupit të kompanive të krijuara dhe kontrolluara nga Flladi Malaj.

Dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se Malaj ka ngritur ndër vite një rrjet kompanish me aktivitet call-center, mes tyre “Albreeze”, “ACME Studio”, “Casa Mokador”, e cila më pas u riemërua “Eden Breeze”, “Mokador by Momentum” dhe më vonë “Momentum Group”, si dhe “Info Tirana”, “Dekript Media Group” dhe “Akademia Profesionale M&G”. Shumica e këtyre subjekteve janë regjistruar në adresën e Rrugës “Prokop Mima” në Tiranë.

Sipas pretendimeve të publikuara në materialin investigativ, Flladi Malaj dhe vëllai i tij Xhulio Malaj, të përmendur si persona me lidhje familjare dhe shoqërore me figura të njohura politike e kriminale, dyshohet se kanë përdorur këto struktura call-center për të mashtruar qindra qytetarë dhe biznesmenë të vendeve të Bashkimit Europian përmes platformave Forex, BrokerZ, Globalix, Bitcoin dhe skemave të ngjashme investimi.

Mbetet për t’u parë nëse Prokuroria e Tiranës do të shkojë deri në identifikimin dhe goditjen e organizatorëve të dyshuar të aktivitetit, apo nëse, si pas operacionit “Momentum”, çështja do të kufizohet vetëm tek administratorët e arrestuar.

 

Tags: BitcoinBjorn KarecoBrokerZFlladi MalajForexGlobalixMarjo KolliProkurorinë e TiranësXhulio Malaj
Previous Post

Temperaturat e larta, mjekët apel qytetarëve: Shmagni daljet në orët e pikut

Next Post

“Boll, mos u merr me llafe”/ Përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit

Next Post
“Boll, mos u merr me llafe”/ Përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit

"Boll, mos u merr me llafe"/ Përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

September 29, 2026
Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

September 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al