Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Boll, mos u merr me llafe”/ Përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
“Boll, mos u merr me llafe”/ Përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në GJKKO është zhvilluar një seancë e tensionuar në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ku debati mes ish-bashkëshortëve ka dominuar zhvillimet në sallë.

Gjatë seancës, Meta ka deklaruar se nuk ka dijeni për komunikime apo mesazhe të pretenduara që lidhen me persona të ndryshëm të përmendur në hetim, duke theksuar se përgjegjësia për veprimet bie mbi Kryemadhin.

“Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. As me Theodhori Çamin, që e ka mbiemrin Çami, po ka therur çamë. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi”, u shpreh Meta.

Deklaratat e tij kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të Kryemadhit, e cila e akuzoi Metën se po mbështetet në thashetheme.

“Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?,” u shpreh ajo.

Përplasja mes palëve ka vijuar edhe më tej, me tone të ashpra dhe akuza personale, çka ka detyruar ndërhyrjen e trupit gjykues.

“Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”, deklaroi Kryemadhi duke hedhur akuza ndaj Tedi Blushit.

Gjykata ka paralajmëruar se në rast të përsëritjes së sjelljeve të tilla, palët mund të përjashtohen nga salla dhe të ndëshkohen me gjobë.

“Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni,” u tha në sallë.

Tags: ilir metaish-deputetes Monika Kryemadhikreut të Partisë së Lirisë
Previous Post

Call center-at te Liqeni i Thatë, gjurma që të çon te Flladi Malaj

Next Post

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

Next Post
“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

September 29, 2026
Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

September 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al