Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Buldozerët në Zvërnec, për t’u hapur rrugën banorëve ?! Faktet që rrëzojnë Edi Ramën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Buldozerët në Zvërnec, për t’u hapur rrugën banorëve ?! Faktet që rrëzojnë Edi Ramën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë një interviste për median britanike Channel 4 News, kryeministri Edi Rama mbrojti ndërhyrjet e kryera në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, duke deklaruar se përdorimi i buldozerëve kishte si qëllim lehtësimin e lëvizjes së komunitetit.

“Buldozerët janë përdorur për të hapur kalimin për njerëzit, për komunitetin, për të krijuar rrugë përmes pronës private, në mënyrë që njerëzit të mos pengoheshin të lëviznin,” tha Rama.

Por gazetarja britanike e vuri menjëherë në pikëpyetje këtë pretendim.

“Por njerëzit kalonin edhe më parë në rrugën me rërë. Ata u bllokuan vetëm pasi u vendos gardhi,” iu përgjigj ajo kryeministrit.

Verifikimi i Faktoje, bazuar në dëshmitë e banorëve, reagimin e organizatave mjedisore dhe dokumente zyrtare të administratës shtetërore, tregon se pretendimi i kryeministrit është i pavërtetë.

Banorët: Rruga ekzistonte

Për banorët e Zvërnecit, ndërhyrjet me buldozerë nuk kishin qëllim krijimin e një kalimi të ri për komunitetin, pasi rruga drejt bregdetit ka ekzistuar prej vitesh dhe është përdorur rregullisht, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Kryetari i fshatit Zvërnec, Kostaq Konomi, në një reagim për Faktoje e cilëson deklaratën e kryeministrit si një përpjekje për të justifikuar ndërhyrjet në zonë.

“E dëgjova dhe për mua është gënjeshtra më e madhe që ka thënë. Gënjeshtër për të dalë nga situata. Rruga ka qenë, këta na vunë gardhin pa leje, të cilin ne e hoqëm me protesta. Dhe e panë shumë mirë të gjithë se si u hoq ai gardh”, thotë Konomi.

Sipas tij, shqetësimi i banorëve nuk lidhej me mungesën e një rruge apo pamundësinë për të lëvizur, por me kufizimin e aksesit pas vendosjes së gardhit. Në të njëjtën linjë shprehet edhe Nikolla Pulla, banor i Zvërnecit.

“Ajo rrugë ka qenë e kalueshme me makinë, pak e vështirë deri në grykën e dalanit të madh. Banorët kalonin, më tepër gjatë verës për të shkuar në plazh. Pra ka qenë e kalueshme edhe më parë, edhe pse me vështirësi. Gardhi e pengoi lëvizjen, madje ishte një nga arsyet kryesore pse banorët u indinjuan”, shprehet 31 vjeçari.

PPNEA

Edhe Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) kundërshton narrativën se ndërhyrjet kishin vetëm karakter funksional për aksesin. Sipas organizatës, gjatë punimeve janë dokumentuar ndërhyrje të shumta në zonën e mbrojtur Vjosë–Nartë.

“Makineri të rënda hynë në habitatet natyrore. U vendos një gardh, u hapën rrugë dhe sheshe ndërtimi, u hodhën materiale inerte dhe çakull, u ndërhy në sistemin e dunave dhe u ndërtua një urë, duke ndryshuar karakteristikat natyrore të zonës.”

PPNEA thekson se këto nuk janë interpretime, por fakte të dokumentuara në terren.

“Gardhi mund të jetë hequr pas reagimit publik, por dëmi ndaj natyrës nuk është zhdukur bashkë me të. Janë kryer ndërhyrje pa lejet e nevojshme në kundërshtim me legjislacionin dhe duhet të ketë përgjegjësi ligjore”

Foto gjate protestes ne Zvernec ne fillim te qershorit

Gardhi dhe punimet

Pretendimet e banorëve dhe organizatave mjedisore mbështeten edhe nga një dokument zyrtar. Një raport monitorimi i datës 18 maj, i hartuar nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në Vlorë dhe i siguruar nga Faktoje, konstaton se në zonën ku po zhvilloheshin punimet ishin evidentuar:

“Punime infrastrukturore paraprake, të lidhura me hapje dhe sistemim rrugësh, rrethim territori dhe ndërhyrje mbështetëse për akses.”

Raporti shoqërohet edhe me fotografi nga terreni, ku dokumentohen rrugët e hapura, gardhi i vendosur dhe ndërhyrjet e kryera në zonë.

Përfundim

Pretendimi i kryeministrit se buldozerët u përdorën për të krijuar kalim për banorët nuk mbështetet nga faktet e verifikuara. Dëshmitë e banorëve tregojnë se rruga ekzistonte dhe përdorej përpara nisjes së punimeve, ndërsa kufizimi i lëvizjes erdhi pas vendosjes së gardhit. Edhe gazetarja e Channel 4 News e ngriti këtë fakt gjatë intervistës.

Po ashtu, PPNEA dokumenton se ndërhyrjet nuk u kufizuan në hapjen e një kalimi, por përfshinë ndryshime të gjera në zonën e mbrojtur, ndërsa raporti zyrtar i Administratës së Zonave të Mbrojtura konfirmon se në terren ishin kryer punime për hapje rrugësh dhe rrethim territori me gardh. Në mungesë të provave që banorët ishin të penguar të lëviznin përpara ndërhyrjeve dhe përballë dëshmive të shumta se rruga ekzistonte e ishte e përdorshme, pretendimi se buldozerët u përdorën për t’u hapur rrugën komunitetit rezulton i pavërtetë.

/Esmeralda Topi – Faktoje

Tags: buldozeretZvernec
Previous Post

Ndërtoi kompleks luksoz pa leje në Kepin e Rodonit, Prokuroria dërgon për gjykim Ardian Halilin

Next Post

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Next Post
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

November 6, 2026
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al